AMC ofron shërbimin “Wireless Internet” nëpërmjet GPRS. Ky shërbim ju ofron mënyrën e thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të lidhjes me internetin kudo që ndodheni, vetëm nëpërmjet telefonit tuaj celular.
Me anë të shërbimit “AMC-Wireless Internet” përfitoni mundësitë e mëposhtme: - Lidhje me internetin nëpërmjet celularit ose laptop/Desktop PC.
- Lidhje me internetin pa qenë nevoja e abonimit me një Internet Service Provider.
- Trasferim të dhënash me shpejtësi të lartë.
- Lidhje e vazhdueshme (“Always On”).
- Mundësinë e pagesës në bazë të volumit të transferimit të të dhënave dhe jo të kohëzgjatjes së lidhjes.
- Mundësinë e pranimit dhe bërjes së telefonatave edhe kur jeni të lidhur me Internetin.
Shërbimi 1GB Internet
Tarifa për shërbimin 1GB Internet është 3000 lekë në muaj (përfshirë TVSH) e cila përfshin 1 GB falas. Për çdo MB të përdorura mbi këtë paketë çmimi është 50 lekë/MB.
Shërbimi "Internet për të gjithë"
Shërbimi "Internet për të gjithë" u ofrohet të gjithë abonentëve AMC, me parapagesë dhe me kontratë. Shërbimin mund ta aktivizoni falas në disa mënyra:- Dërgoni SMS me tekst INTERNET tek 1510
- Hyni falas në menynë AMC Easy (#100# buton telefonate)
- Paraqituni në dyqanet AMC
- Telefonojini Kujdesit ndaj Abonentit AMC në numrat 139 ose 144
Ky shërbim nuk ka pajtim mujor. 5 MB e para janë FALAS. Më pas cdo MB kushton 100 lekë (me TVSH).
5 MB e para FALAS jane ofertë për një periudhë kohe të limituar.
Shënime - Shërbimi "Internet për të gjithë" është i veçuar nga shërbimi 1GB Internet për abonentët me kontratë.
- Abonentët me kontratë që aktivizojnë shërbimin "Internet për të gjithë" mund të aktivizojnë shërbimin 1GB Internet pasi të kenë çaktivizuar të parin.
- Abonentët me kontratë që kanë ndërkohë shërbimin 1GB Internet, por dëshirojnë "Internet për të gjithë", duhet të çaktivizojnë shërbimin ekzistues duke plotësuar formularin përkatës në dyqanet AMC.
Për informacione të mëtejshme vizitoni dyqanet AMC ose kontaktoni Kujdesin ndaj Abonentëtit në numrat 139, 144.
|