Tani mund ta përdorni Fun Tune edhe nëpërmjet AMC Easy. Fun Tune, jo më vetëm zile, por edhe muzikë dhe argëtim në telefonatën tuaj!
AMC sjell një mundësi më tepër për të gjithë ju që dëshironi të keni diçka ndryshe, një alternativë për të personalizuar celularin tuaj! Me Fun Tune sinjali normal i thirrjes kombinohet me një këngë ose melodi të zgjedhur nga vetë ju. Gjatë kohës që dikush ju telefonon, do të dëgjojë melodinë tuaj të preferuar deri në momentin që do t’i përgjigjeni telefonatës.
Këngën ose melodinë e preferuar mund ta blini në dy mënyra: nëpërmjet Menysë Zanore ose SMS. Melodia e blerë do të regjistrohet automatikisht në galerinë tuaj. Mund ta përdorni për telefonin tuaj ose t’ia bëni dhuratë dikujt tjetër*. Një ”Fun Tune” është i vlefshëm një vit që nga momenti i blerjes. Lista e ”Fun Tune” rinovohet në mënyrë periodike me këngët më të pëlqyera të momentit.
Informacion më të hollësishëm dhe të gjitha Fun Tun-et mund t'i gjeni në faqen: http://funtune.amc.al
Për të blerë një ”Fun Tune” nëpërmjet menysë zanore, telefononi në 1511. Pasi të keni hyrë në menynë zanore, do të dëgjoni instruksionet për veprimin që dëshironi të kryeni.
Shtypni butonin 1 për të dëgjuar dhe/ose zgjedhur ”Hot tune” (këngën më të nxehtë të muajit)
Shtypni butonin 2 për të hyrë në galerinë e këngëve. Galeria ”Fun Tune” përbëhet nga disa kategori muzikore, shqiptare dhe të huaja, secila prej tyre përmban nëntë këngë.
Nëse e dini paraprakisht kodin e këngës, shtypni butonin 3 për ta blerë ose për ta bërë dhuratë.
Shtypni butonin 4 për të personalizuar këngën që keni zgjedhur si ”Fun Tune”. Këngën e zgjedhur mund ta përdorni si melodi bazë, për një numër të caktuar, për një grup të caktuar, në raste ditëlindjesh, festash etj.
Shtypni butonin 5 për të hyrë në galerinë personale, e cila përbëhet nga këngët që keni blerë deri në atë moment.
Shtypni butonin 6 për të krijuar grupet tuaja (p.sh. friends-1, family-2, ëork-3), për t’i ndryshuar, si dhe përcaktuar profilet e tyre.
Shtypni butonin 7 për të aktivizuar ose çaktivizuar shërbimin ”Fun Tune”.
Shtypni butonin 8 për të ndryshuar gjuhën e menysë zanore.
Shtypni butonin 9 për të kërkuar ndihmë.
Shërbimi “Fun Tune“ mund të aktivizohet edhe duke dërguar SMS në numrin 1511.
Për të blerë një këngë dhe njëkohësisht për të aktivizuar shërbimin “Fun Tune“ dërgoni SMS me tekst: FT (hapësirë) kodin e këngës. Shembull: FT 20089 dhe dërgojeni në 1511.
Për të zgjedhur një këngë si këngë bazë (që do të dëgjohet gjatë gjithë ditës dhe nga të gjithë telefonuesit) dërgoni SMS me tekst: BAZ (hapësirë) kodin e këngës. Shembull: BAZ 20089 dhe dërgojeni në 1511.
Për të zgjedhur një këngë që të dëgjohet vetëm nga një telefonues, dërgoni SMS me tekst: PRO (hapësirë) numrin e personit të zgjedhur (hapësirë) kodin e këngës. Shembull: PRO 068XXXXXXX 20089 dhe dërgojeni në 1511.
Për të bërë që këngët në galerinë tuaj të luhen të gjitha në mënyrë automatike, dërgoni SMS me tekst: AUT. Shembull: AUT dhe dërgojeni në 1511.
Për të aktivizuar/ çaktivizuar përkohësisht shërbimin “Fun Tune“ dërgoni SMS me tekst: ON/OFF. Shembull: ON/OFF dhe dërgojeni në 1511.
Për të shtyrë afatin e përdorimit të një kënge dërgoni SMS me tekst: SHA (hapësirë) kodin e këngës. Shembull: SHA 20089 dhe dërgojeni në 1511.
Për të kërkuar ndihmë mbi përdorimin e shërbimit “Fun Tune“ dërgoni SMS me tekst: ND. Shembull: ND dhe dërgojeni në 1511.
Një SMS do t’ju njoftojë në rastet kur kërkesa është kryer me sukses. Shërbimi “Fun Tune“ mundësohet nga të gjitha aparatet celularë.
* Një Fun Tune mund t’ua bëni dhuratë edhe personave që nuk e kanë të aktivizuar këtë shërbim, nëpërmjet AMC Easy.
|
Tariffs |
|
Meny zanore |
25 lekë/min* |
|
SMS |
70 lekë/SMS |
|
Kënga / melodia |
100 lekë |
|
Kënga / melodia dhuratë |
100 lekë |
*Tarifat janë pa TVSH.
|