Rimbushja AMC Fleksi
AMC Fleksi ju jep liri veprimi – zgjidhni shumën që dëshironi të rimbushni dhe vizitoni dyqanin AMC ku mund ta kryeni rimbushjen, e cila fillon nga 100 lekë, madje edhe qindarkat ju hidhen në llogari. Me anën e AMC Fleksi mund ta rimbushni numrin sipas dëshirës. Më konkretisht, AMC Fleksi është shërbimi që mundëson ripërtëritjen e kohës së bisedës, duke filluar nga 100 lekë e duke vazhduar qindarkë pas qindarke, deri në 10 000 lekë. Shërbimi është falas. Koha e bisedës e përftuar nëpërmjet shërbimit AMC Fleksi skadon nga 1 deri në 6 muaj pas datës së rimbushjes, sipas tabelës së mëposhtme:
| Vlera e rimbushjes |
Afati |
| 100 leke - 499 leke |
1 muaj |
| 500 leke - 10 000 leke |
6 muaj |
Çfarë është AMC Fleksi? Me anë të shërbimit AMC Fleksi mund ta ripërtërini kohën e bisedës për numrat ALBAKARTA, AMCKARTA, What’s Up, Cost Control dhe Business Control. Për të kryer rimbushjen nuk është nevoja e kartës rimbushëse. Abonenti paraqitet në dyqanet AMC, bën pagesën për shumën që do të rimbushë, deklaron numrin e celularit i cili do të rimbushet dhe në çast merr SMS që konfirmon rimbushjen me sukses. Procesi është tepër i shpejtë dhe nuk ka formalitete.
Abonenti mund të rimbushë më shumë se një numër celulari. Nëse abonenti dëshiron të rimbushë shuma më të mëdha se 10 000 lekë, mund të kryejë dy rimbushje të veçanta, pra 10 000 lekë + shumën e dëshiruar. Shembull: Shuma totale e rimbushjes: 13 500 lekë. Rimbushja e parë: 10 000 lekë, rimbushja e dytë: 3 500 lekë.
Pas çdo rimbushjeje të suksesshme, do të njoftoheni me një mesazh konfirmimi.
Sa lekë shtohen në llogari me çdo rimbushje AMC Fleksi? Abonentit i shtohet në çast në llogarinë e vet shuma e saktë për të cilën bën pagesën në dyqanet AMC.
| Vlera e rimbushjes në lekë |
Kohë bisede në lekë |
| 100 |
100 |
| 310 |
310 |
| 560 |
560 |
| 10 000 |
10 000 |
A ka përfitime të tjera me rimbushjen AMC Fleksi? Rimbushja AMC Fleksi ka edhe dhurata. Në varësi të shumës së rimbushjes dhe të planit tarifor ku bën pjesë, abonenti përfiton SMS dhe MMS falas, për të cilat informohet me SMS.
| What's Up |
| Shuma (lekë) |
Bonus |
|
100-999 |
Nuk ka benefite |
|
1 000 - 1 999 |
20 SMS |
|
2 000 - 3 999 |
50 SMS/MMS |
|
> 4 000 |
120 SMS/MMS |
SMS dhe MMS dhuratë nga AMC Fleksi janë të vlefshme brenda rrjetit AMC dhe duhen konsumuar deri 7 ditë pas ditës së rimbushjes.
Ku mund të kryhet rimbushja AMC Fleksi? Rimbushja AMC Fleksi ofrohet vetëm në dyqanet AMC në të gjithë Shqipërinë.
Shënim: Vlerat e mësipërme janë me TVSH.
|