|
AMC mbështet sallën e ekspozitave në Fakultetin e Gjeologji-Minierave
Fakulteti i Gjeologji-Minierave inauguroi sallën e ekspozitave në ambientet e tij. Salla është moderne dhe u ofron studentëve mundësi për të ekspozuar punimet e tyre.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave, zoti Përparim Hoxha, drejtori i përgjithshëm i AMC, zoti Stefanos Oktapodas, përfaqësues të stafit akademik dhe studentë. Hapja shënoi kulmin me ekspozitën artistike "Krist-art" në të cilën u shfaqën punë të vetë studentëve të këtij fakulteti. |
|