Faqja fillestare | english
AMC - Operatori i telefonisë celulare numër një në Shqipëri  AMC Produkte Sherbime Lajme Punësimi  Kontakt
 
AMC
 
Rreth nesh
Pergjegjshmeria sociale
Dyqanet AMC
FAQ
Buletini
Harta e mbulimit
Informacion për rrjetin
 



AMC

Lëshimi i sinjalit të parë të telefonisë celulare në Shqipëri në maj të 1996 lidhet me emrin e AMC-së. Privatizimi i suksesshëm në vitin 2000 i Albanian Mobile Communications do të ishte preludi i të gjitha arritjeve të saj të mëtejshme. 85 për qind e aksioneve janë blerë nga Cosmote Telenor Consortium. Pjesë e grupit Cosmote i cili zhvillon aktivitetin e tij në pesë vende të Evropës Juglindore, AMC ndjek si filozofi të saj një politikë të orientuar drejt klientit, me çmime konkurruese dhe shërbime bashkëkohore që mund të përdoren lehtësisht nga çdo njeri.

Kur u privatizua, AMC kishte vetëm 15,000 abonentë. Vetëm disa muaj më vonë, ne ofruam shërbimin me parapagesë së bashku me një shërbim të shkëlqyer ndaj klientit, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm, pasi për herë të parë operatorët tanë ofruan ndihmën e tyre ndaj klientëve, duke rritur ndjeshëm besimin e abonentëve ndaj nesh. Në një vend ku telefonia fikse mungonte, ne ofruan komunikim me një cilësi të lartë dhe të mundshëm për të gjithë.

Shifrat e investimit të AMC-së në këto vitet e fundit arrijnë në disa qindra milionë euro në teknologji, mirëmbajte, ndërtim etj. AMC ofron mbulim të rrjetit në afërsisht 89.03 % të territorit dhe afërsisht 99.8 % të popullsisë me një teknologji të ngritur sipas normave dhe parametrave të Bashkimit Evropian dhe legjislacionit shqiptar, duke respektuar shëndetin dhe mjedisin.

Shqipëria është ende një vend ku pagesa e taksave dhe puna ligjore mbeten sfida të mëdha për qeverinë dhe politikat e saj ekonomike dhe ku tatimet dhe të ardhurat doganore janë kontribuesit kryesore financiarë në buxhetin e shtetit. Së bashku me disa kompani të tjera të mëdha, AMC është një nga kontribuesit kryesore në të ardhurat e buxhetit të shtetit me një shifër prej 155 milionë Euro në taksa dhe TVSH.

Gjithashtu, kompania jonë ka sjellë një mentalitet të ri në vend përsa i përket politikave të punësimit dhe burimeve njerëzore. Duke qënë punëdhënësi më i madh në vend, kompania jonë numëron mbi 500 punonjës të specializuar, të cilëve u ofrojmë standarte të njejta me ato të punonjësve Evropianë, duke shërbyer kështu si shembull që duhet të ndiqet nga të gjitha kompanitë private.

AMC është një kontribues i fuqishëm në fushën e sportit, artit dhe zhvillimeve sociale në Shqipëri. Që në momentin e privatizimit ne jemi përpjekur të përfshijmë përgjëgjësinë sociale në strategjinë e kompanisë sonë. Duke mbështetur sportistët dhe artistët më të talentuar, duke ofruar ndihmë financiare për njerëzit në nevoje, duke u kujdesur me anë të inciativave konkrete për mjedisin, AMC ka treguar se kujdesi i saj për përmirësimin e jetës së qytetarëve nuk është shenjë altruizmi, por një vlerë e vërtete në të cilën ne bazojmë të gjitha veprimet tona.

Eshtë mirë të jesh i pari, ky është parimi ynë si një operator me përgjegjshmëri sociale i përkushtuar për të ofruar risi dhe cilësi të lartë, si dhe për t’u sjellë vlera abonentëve tanë.


Designed by Ashley & Holmes, Developed by EXODUS