Tashmë abonentët me kontratë të AMC kanë mundësi të transferojnë shuma të caktuara parash nga numri i tyre drejt numrave me parapagesë AMC. Ky shërbim përdoret nëpërmjet menysë AMC Easy (#100# buton telefonate).
Abonentët me kontratë mund të zgjedhin nga shumat: 100 lekë, 200 lekë, 500 lekë ose 1000 lekë
Abonentët me kontratë mund të transferojnë deri në 1 000 lekë në ditë dhe 3 000 lekë gjithsej në muaj. Tarifa e shërbimit është 20 lekë për transfertat e suksesshme. Abonentët mund ta aktivizojnë dhe çaktivizojnë shërbimin duke plotësuar formularin përkatës në dyqanet AMC në rrugën M.Shyri, hotel Sheraton dhe Laprakë.
Vlerat e mësipërme janë me TVSH.
Kushtet e përdorimit - Te gjithe abonentet me kontrate mund te kerkojne te aktivizojne sherbimin duke plotesuar formularin perkates ne dyqanet AMC.
- Personi i autorizuar qe kerkon aktivizimin e sherbimit automatikisht pranon kushtet e perdorimit te sherbimit.
- Personi i autorizuar qe kerkon aktivizimin e sherbimit automatikisht pranon qe perdoruesi i sherbimit mund te transferoje shume te paracaktuara kohe foljeje drejt abonenteve te tjere AMC. Shuma e transferuar mund te perdoret per cdo sherbim te AMC dhe nuk ndikon ne afatet e skadences se kreditit ne karten me parapagim.
- Personi i autorizuar qe kerkon aktivizimin e sherbimit automatikisht pranon limitet e sherbimit, ditore ose mujore. Limitet e sherbimit mund te ndryshohen ne cdo kohe nga AMC
- Personi i autorizuar qe kerkon aktivizimin e sherbimit automatikisht pranon te paguaje tarifen e sherbimit dhe cdo shume te tranferuar qe do shfaqet ne faturen mujore.
- Sherbimi do t'u lejohet abonenteve me kontrate qe kane nje kontrate me AMC per te pakten 3 muaj.
- Sherbimi do ti lejohet abonenteve me kontrate qe nuk kane ndonje detyrim drejt AMC para kohes kur kerkojne sherbimin. Keta abonente duhet te konsiderohen te rregullt ne pagesa dhe te besueshem nga AMC.
- AMC gezon te drejten te perjashtoje nje ose me shume abonente qe i konsideron jo te pershtatshem ne perdorimin e ketij sherbimi ne baze te kushteve te mesiperme.
- Sherbimi nuk do t'u ofrohet cdo kategorive qe nuk mund te perfitojne nga ky sherbim te cilat vleresohen ekskluzivisht nga AMC.
- AMC gezon te drejten te ndryshoje kushte e sherbimit ne cdo kohe.
|