Karta AMC Wireless Connect ju fal lirinë e lidhjes me internet kudo që ndodheni, për të kontrolluar postën elektronike të punës dhe personale, ose thjesht për t'u argëtuar në faqet e preferuara. Paketa me parapagesë AMC Wireless Connect Card e internetit përmban çelësin modem që nevojitet për t'u lidhur me laptopin ose PC, një numër AMCKARTA si dhe 2 GB internet falas çdo muaj për 9 muaj*, që nga momenti i aktivizimit së paketës. Vënia në përdorim dhe instalimi është i thjeshtë dhe i shpejtë; mund të bëhet nga vetë ju, pa asistencë teknike.
Kjo paketë kushton 9,900 lekë (me TVSH) dhe blihet në dyqanet AMC. Çmimi për çdo MB, pas paketës mujore falas prej 2 GB, është 30 lekë (pa TVSH) dhe tarifimi kryhet për çdo 10 KB.
*E vlefshme për aktivizimet e reja deri më 31 gusht.
Cilat janë avantazhet e kësaj pakete?
- Internet pa pasur nevojë të lidhni kontratë.
- Internet të shpejtë në çdo kohë dhe kudo që ndodheni.
- Çelësi USB me program të instaluar.
- Tarifa shumë të ulëta (30lekë/MB).
- Mundësi për të dërguar ose marrë SMS (14.17 lekë/SMS pa TVSH).
- Mundësi për të rimbushur kartën me karta rimbushëse, me AMC Fleksi, ose nga një telefon tjetër celular (+355681000141).
Aktivizimi i paketës AMC Wireless Connect Card
- Vendosni kartën SIM brenda çelësit modem.
- Fusni çelësin modem në portën USB të laptopit/PC.
- Pas disa sekondash do të shfaqet një tabelë ku duhet të klikoni Next.
- Pranoni kushtet e përdorimit dhe klikoni përsëri Next.
- Klikoni Finish.
- Pas këtyre veprimeve automatikisht në ekran shfaqet një tabelë që kërkon kodin PIN. Vendosni kodin PIN të kartës.
- Pas disa sekondash do shihni sinjalin e AMC dhe sinjalin e GPRS/EDGE.
- Më pas klikoni browser-in tuaj për t'u lidhur me faqet tuaj të preferuar.
- Për t'u shkëputur nga lidhja, klikoni Disconnect.
Çfarë ndodh pasi kalojnë 6 muajt e ofertës së AMC Wireless Connect?
Pas 6 muajsh, të gjithë abonentët që kanë aktivizuar AMC Wireless Connect mund të vazhdojnë të lundrojnë në internet me 30 lekë/MB (pa TVSH) ose të blejnë një nga paketat e mëposhtme:
- 250 MB për 800 lekë (pa TVSH), të vlefshme për 30 ditë. Për të blerë këtë paketë, dërgohet SMS me tekst 1 në numrin 55535.
- 2 GB për 2.200 lekë (pa TVSH), të vlefshme për 30 ditë. Për të blerë këtë paketë, dërgohet SMS me tekst 2 në numrin 55535.
- 12 GB për 5.000 lekë (pa TVSH), të vlefshme për 6 muaj (2GB në muaj). Për të blerë këtë paketë, dërgohet SMS me tekst 3 në numrin 55535.
Një mënyrë tjetër për blerjen e paketave të Internetit është nëpërmjet dyqaneve AMC.
|