AMC My Email është shërbimi i postës elektronike push-email. Nëpërmjet tij mund të aksesoni në celular adresën personale të postës elektronike, kontaktet dhe kalendarin. Shërbimi funksionon në shumë platforma celularësh (Symbian, J2ME, Windows Mobile), pranon bashkëngjitjen e materialeve, si dhe mund të personalizohet. Abonentët AMC mund të bëjnë kërkesë për aktivizimin e shërbimit duke hyrë në menynë AMC Easy ose duke dërguar SMS me tekstin myemail tek numri 1515. Me këtë shërbim mund të aktivizohet vetëm posta elektronike personale (Gmail, Hotmail, etj.).
Pasi bëjnë kërkesën për aktivizimin e shërbimit, abonentët:
- marrin një SMS me adresën ku shkarkohet programi
- zgjedhin markën dhe modelin e celularit
- fillojnë instalimin
- vendosin emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin
Abonentët mund të konfigurojnë më shumë se një adresë elektronike në të njëjtin celular. Aktivizimi kushton 300 lekë dhe përfshin 100 MB postë elektronike (të vlefshme për një javë).
Abonentët, pasi konsumojnë 100 MB e përfshirë në aktivizim, mund të zgjedhin njërën nga dy paketat e postës elektronike (100 Mb ose 1 GB) ose mund të paguajnë në bazë të konsumit.
- Pagesa në bazë të konsumit - 25 lekë/MB, tarifimi fillestar 1 kb
- Paketa e parë e postës elektronike: dërgoni mymail300 në numrin 15158. Kushton 300 lekë dhe përmban 100 MB postë elektronike, të vlefshme për një javë
- Paketa e dytë e postës elektronike: dërgoni mymail1500 në numrin 15159. Kushton 1500 lekë dhe përmban 1 GB postë elektronike, të vlefshme për një muaj.
Çaktivizimi i këtij shërbimi është falas. Mund të kryhet nëpërmjet menysë AMC Easy ose duke dërguar SMS me tekst noemail në numrin 15150. Çmimet e mësipërme janë pa TVSH.
Shënim: Klikoni këtu dhe kontrolloni nëse modeli i celularit tuaj e pranon shërbimin My Email!
|