Abonentët AMC, me anë të shërbimit Talk 2 Me, marrin mesazhe në formën e MMS nga telefonuesit në rast se abonentët:
Kanë telefonin të fikur Janë duke folur në telefon dhe nuk mund t'i përgjigjen telefonatës së dytë Janë të padisponueshëm
Aktivizimi i shërbimit Talk 2 Me është falas për të gjithë abonentët AMC. Shërbimi aktivizohet nëpërmjet menysë AMC Easy (#100#) ose duke dërguar falas SMS me tekst PO në numrin 55522.
Si funksionon shërbimi?
- Në rast se ju telefonojnë dhe ju:
Nuk e hapni telefonin brenda 30 sekondave Telefonuesi qëndron në pritje për 30 sekonda (kur ju keni aktivizuar vënien e telefonatës në pritje) Nuk jeni i disponueshëm
- Shërbimi Talk 2 Me fton telefonuesit të lënë një mesazh. Ata kanë kohë të mbyllin telefonatën para sinjalit akustik ose mund të regjistrojnë një mesazh personal prej 30 sekondash.
- Pas 30 sekondave të regjistrimit, telefonata ndërpritet automatikisht.
Si e merrni mesazhin? MMS e merrni sapo të ndizni telefonin ose të bëheni i disponueshëm Telefonuesi merr një SMS që i konfirmon marrjen e MMS nga ana juaj
Çfarë përmban ky MMS? Regjistrimin zanor prej 30 sekondash maksimumi Numrin e telefonuesit, kohën e lënies dhe kohëzgjatjen e mesazhit MMS vjen nga numri i telefonuesit, në mënyrë që të keni mundësi t'i telefononi
Dëgjimi i mesazheve të lëna është falas, pasi MMS e marrë nuk tarifohet. Telefonuesit që lënë mesazhin paguajnë për kohëzgjatjen e telefonatës pas sinjalit akustik, sipas planit të tyre tarifor për telefonata drejt AMC.
Në rast se abonentët nuk e kanë të aktivizuar shërbimin MMS, mesazhet e Talk 2 Me mund t'i dëgjojnë duke telefonuar në numrin 55521.
|