Faqja fillestare | english
AMC - Operatori i telefonisë celulare numër një në Shqipëri  AMC Produkte Sherbime Lajme Punësimi  Kontakt
 
Sherbime
 
Talk 2 Me
AMC Traveller
Tarifat nderkombetare
Endrra e veres
My e-mail
Paketa ditore e SMS
Karta Wireless Connect
My View
Dhuro nje Fun Tune
Postpaid Transfer
Zlango
AMC Ekstra Kredit
AMC Fleksi
AMC 2 Fix
Fun Tune
AMC Easy
EDGE
Karta rimbushëse
Data & Fax
Internet
Conference Call
Roaming
Info 145
Sekretaria telefonike
Identifikimi i thirrjeve të humbura
Kujdesi i abonentit (139)
Regjistrimi me parapagese
Transfer & Ring me
Mesazhet e shkruara SMS
MMS
CLIP & CLIR
Vënia e thirrjes në pritje
Ringtones
SMS Flirt
Love test & barcaleta
ALBAKARTA Bonus
 



Regjistrimi me parapagese

Për të ndihmuar abonentët me parapagesë, AMC ka ngritur një rrjet pikash të autorizuara regjistrimi në mbarë vendin. Ky proçes është falas e tepër i thjeshtë.

Pikat e autorizuara nga AMC për regjistrimin identifikohen lehtë me ndihmën e kësaj logoje:

Përveç dyqaneve AMC, regjistrimi mund të kryhet edhe në disa dyqane celularësh që bashkëpunojnë me AMC.

Për këtë mjafton të paraqisni:

  • Formularin e regjistrimit të plotësuar
  • Një dokument identifikimi
  • Kartën SIM.

Paraqisni një nga dokumentet e mëposhtme të identifikimit:

  • Pasaportë (e zakonshme, shërbimi ose diplomatike)
  • Letër njoftimi
  • Nëse regjistroni fëmijën tuaj nën 18 vjec, çertifikatë familjare dhe dokumentin tuaj të identifikimit
  • Autorizimi dhe NIPT nëse regjistroni një person fizik, juridik apo institucion shtetëror

Për të kursyer kohë, mund të sillni një fotokopje të pasaportës ose të letërnjoftimit, megjithatë është e nevojshme të paraqisni edhe dokumentin origjinal. Njëkohësisht duhet të keni me vete edhe kartën SIM.
Paraqituni personalisht bashkë me dokumentet e sipërpërmendur dhe kartën SIM për t’u regjistruar.
Regjistrimin e abonentëve me parapagesë nën 18 vjeç duhet ta kryejë njëri prej prindërve ose kujdestari ligjor. Në këto raste është e domosdoshme çertifikata familjare.
Nëse keni më shumë se një numër telefoni, mund t’i regjistroni të gjithë numrat në emrin tuaj. Duhet të plotësoni një formular të vetëm, si dhe të keni kartat SIM me vete. Me një formular regjistrimi mund të regjistroni deri në 5 numra ALBAKARTA.

Për më shumë, kontrolloni falas nëse numri juaj është regjistruar ose jo.
Dërgoni një SMS me tekst REG në numrin 142.

Në varësi të gjendjes së numrit tuaj, mund të merrni përgjigje të ndryshme:

  • Numri juaj është i regjistruar. AMC ju falenderon!
  • Numri juaj 068YYXXXXX është i paregjistruar. Për më shumë informacion telefononi në 142. Numri juaj i kartes SIM është XXXXXXXXXXXXXXXXXXXX.
  • Regjistrimi i numrit tuaj nuk është i plotë. Për më shumë informacion telefononi në 142. AMC ju falenderon!

Kur keni shkruajtur gabim tekstin e mesazhit merrni si përgjigje:
Shërbimi < teksti gabim> nuk gjendet.


Formularin e regjistrimit mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Për informacione të mëtejshme, paraqituni në dyqanet AMC ose lidhuni me 142.


Designed by Ashley & Holmes, Developed by EXODUS