Nëse nuk keni kredit në celular, mos u shqetësoni! AMC prezanton për abonentët e saj shërbimet AMC Ring Me dhe AMC Transfer.
AMC Ring Me Kur nuk keni kredit në llogarinë tuaj, mund t’u dërgoni FALAS një SMS njoftuese miqve tuaj AMC, në mënyrë që ata t’ju kthejnë telefonatën.
Shkruani numrin e celularit që dëshironi të njoftoni dhe dërgojeni me SMS tek 15100. Shembull: 068yyxxxxx tek 15100
Pas dërgimit të SMS, marrësi merr një mesazh me tekstin “Numri 068yyxxxxx ju lutet që t’i telefononi”. Për të dërguar mesazhe njoftuese të suksesshme, ju lutem shkuani saktë numrin që dëshironi të njoftoni.
- Për t’i dërguar një mesazh njoftues një numri tjetër AMC, krediti juaj duhet të jetë më i vogël se 10 lekë (me TVSH).
- AMC Ring Me është i mundur vetëm brenda rrjetit AMC.
- Ky shërbim është falas
- Mund të dërgoni deri në 5 mesazhe njoftuese brenda një rimbushjeje.
AMC Transfer Abonentët ALBAKARTA dhe AMCKARTA mund të transferojnë një sasi të caktuar krediti që varion nga 100 lekë deri në 1 000 lekë në ditë (dhe jo më shumë se 5 000 lekë në muaj) tek një abonent tjetër ALBAKARTA ose AMCKARTA.
Shkruani shumën që dëshironi të transferoni (hapësirë) numrin e celularit ku dëshironi të bëni transfertën dhe dërgoni SMS në numrin 15111. Shembull: 500 068yyxxxxx te 15111 Më pas do të merrni një mesazh që do t’ju kërkojë të konfirmoni transfertën. Shtypni “Po”për të konfirmuar ose “Jo” për të anuluar dhe dërgojeni si mesazh tek 15111. Personi që përfiton kreditin dhe personi që bën transfertën do të njoftohen me anë të një SMS për shumën e transferuar dhe balancën e re në kreditin e tyre. Ju lutem ndiqni me kujdes mesazhet udhëzuese gjatë gjithë procesit të transfertës.
- Ky shërbim është i mundur vetëm për abonentët ALBAKARTA dhe AMCKARTA
- AMC Transfer mundësohet vetëm kur dërguesi ka në telefon një minimum prej 16.67 lekësh + shumën që do të transferohet.
- Tarifa e këtij shërbimi është 16.67 lekë pa TVSH për transfertat e suksesshme.
(Mesazhi i transfertës 2.1 lekë, mesazhi konfirmues 2.1 lekë dhe tarifa e transfertës 12.5 lekë)
|