Shërbimi roaming ndërkombëtar ju ofron mundësinë të përdorni telefonin tuaj celular edhe kur udhëtoni jashtë. Ky shërbim ju ndihmon të mbani lidhjet me familjen tuaj ndërkohë që udhëtoni jashtë vendit duke ju ofruar mundësinë të kryeni dhe merrni telefonata si dhe të dërgoni dhe merrni mesazhe të shkruara. Gjithashtu keni mundësinë të rimbushni kartën (vetë ose nepërmjet personave të tretë) kontrolloni llogarinë tuaj si dhe të merrni Kujdesin e Abonentit në Shqipëri.
Këshilla ndihmëse për përdorimin e shërbimit roaming: Nëse jeni duke përdorur shërbimin roaming në një nga vendet me të cilat AMC ka marrëveshje, në të shumtën e rasteve do të merrni një mesazh të shkruar me mënyrën si të përdorni këtë shërbim sa më mirë.
Kur ndodheni jashtë vendit, fikni dhe ndizni celularin në mënyrë që të siguroheni për aktivizimin e shërbimit roaming.
Në momentin që ndizni aparatin celular, përzgjedhja e rrjetit bëhet në mënyre automatike. Në rast të kundërt, përzgjedhja duhet bërë në mënyrë manuale nëpërmjet menusë së aparatit.
Kur telefononi drejt Shqipërisë, sigurohuni të shkruani prefiksin përpara numrit që dëshironi të telefononi.
*Për informacione të mëtejshme rreth vendeve partnerë të AMC-së ju lutem telefonojini Kujdesit të Abonentit në numrin 139.
Shënim: Kur udhëtoni në zonat kufitare, mund të kaloni pa dashje në shërbimin roaming, pra do të shfrytëzoni rrjetin ndërkombëtar GSM në vend të AMC. Ju kujtojmë të zgjidhni në mënyrë manuale rrjetin AMC në menunë e celularit. Hyni në Menu, shkoni tek Zgjedhja e rrjetit, më pas tek Mënyra manuale dhe aty zgjidhni AMC. Për informacione të mëtejshme kontaktoni me numrin e Kujdesit të Abonentit: 139. Është tepër e thjeshtë të qëndrosh në valët e AMC.
|