Duke telefonuar në numrin 139 nga celulari juaj, do të lidheni me shërbimin Kujdesi i Abonentit për ALBAKARTA, i cili i përgjigjet çdo kërkese dhe pyetjeje për probleme dhe paqartësi të krijuara në lidhje me paketën ALBAKARTA.
Duke telefonuar në numrin 139 mund të informoheni për:
- Produktet dhe shërbimet e lidhjes ALBAKARTA
- Tarifat
- Zonën e mbulimit
- Roaming-un
- Bllokim karte në rast vjedhjeje ose humbjeje
- Kodin PUK
Gjithashtu ju ofrohet asistencë për:
- Aktivizimin dhe çaktivizimin e shërbimeve të AMC-së
- Përdorimin sa më të mirë të aparatit tuaj celular.
Në komunikimet e ardhshme që do të keni me Kujdesin e Abonentit është i domosdoshëm kodi i përdoruesit.
KUJDES! KODI I PËRDORUESIT është identiteti juaj i depozituar në të dhënat e AMC-së. Në komunikimet e ardhshme që do të keni me Kujdesin e Abonentit në numrin 139, për çdo pyetje ose paqartësi, kodi i përdoruesit është e vetmja e dhënë që dëshmon se karta SIM ju përket ju. Pa këtë kod, operatorët nuk do t’u përgjigjen kërkesave tuaja (p.sh.ndërrimin e kartës SIM, marrjen e kodit PUK etj.).
|