AMC ju ofron shërbimin e Sekretarisë Telefonike Zanore në mënyrë që të mos humbni asnjë telefonatë.
Sekretaria Telefonike mund të përdoret:
- Kur telefoni është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit
- Kur abonenti nuk ka mundësi të përgjigjet
- Kur linja është e zënë
- Për të gjitha rastet
Në këto raste personi që ju telefonon lidhet në mënyrë automatike me sekretarinë tuaj telefonike duke dëgjuar mesazhin e regjistruar dhe duke lënë mesazhin që dëshiron.
Aktivizimi Për të aktivizuar sekretarinë telefonike zanore kontaktoni me numrin 139 (Shërbimi i Kujdesit të Abonentit). Ju gjithashtu mund ta bëni vetë aktivizimin nëpërmjet kodeve të mëposhtme:
Kur telefoni i abonentit është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit Kodi transferimit është ** 62 *+35568777 xxyyyyy # dhe butoni i thirrjes. Më pas, kodi i transferimit të thirrjeve do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj. Në këtë rast tranferimi i thirrjeve do të funksionojë kur telefoni juaj është i fikur ose jashte zones se mbulimit. Kodi i çaktivizimit është ## 62 # dhe butoni i thirrjes. Kodi i kontrollit të gjendjes është *# 62 # dhe butoni i thirrjes. Në mënyrë manuale, zgjidhni menunë divert: +35568777 xxyyyyy dhe OK
Kur abonenti nuk ka mundësi të përgjigjet Kodi i transferimit është ** 61 *+355 68777 xxyyyyy # dhe butonin e thirrjes. Më pas, kodi i transferimit të thirrjeve do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj. Në këtë rast tranferimi i thirrjeve do të funksionojë kur ju nuk keni mundësi të përgjigjeni. Kodi i çaktivizimit është ## 61 # dhe butoni i thirrjes. Kodi i kontrollit të gjendjes është *# 61 # dhe butoni i thirrjes. Në mënyrë manuale, zgjidhni menunë divert: +35568777 xxyyyyy # butoni i thirrjes.
Kur linja është e zënë Kodi i transferimit është ** 67 *+355 68777 xxyyyyy # dhe butonin e thirrjes. Më pas, kodi i transferimit të thirrjeve do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj.Në këtë rast tranferimi i thirrjeve do të funksionojë kur telefoni juaj është i zënë. Kodi i çaktivizimit është ## 67 # dhe butoni i thirrjes. Kodi i kontrollit të gjendjes është *# 67 # dhe butoni i thirrjes. Shënim: Përpara se të aktivizoni opsionin “kur linja është e zënë”, ju lutem çaktivizoni opsionin e vënies në pritje të telefonatës. Në mënyrë manuale: +35568777 xxyyyyy butonin e thirrjes.
Për të gjitha thirrjet Kodi i transferimit është ** 21 *+35568777 xxyyyyy # dhe butonin e thirrjes. Më pas, kodi i transferimit të thirrjeve do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj. Në këtë rast tranferimi i thirrjeve do të funksionojë për të gjitha thirrjes hyrëse. Kodi i çaktivizimit është ## 21 # dhe butoni i thirrjes. Kodi i kontrollit të gjendjes është *# 21 # dhe butoni i thirrjes
Mënyra e hyrjes në Menu Për çdo hyrje në menunë e Sekretarisë telefonike Zanore duhet të përdorni kodin: 777 buton thirrje# Pas këtij veprimi automati ju kërkon fjalëkalimin tuaj që fillimisht është 4444. Atëherë veprimi i plotë është 777 buton thirrje#4444# Pas këtij veprimi gjendeni në menunë kryesore të Sekretarisë Telefonike Zanore. Ju ofrohen dy menu të tjera suplementare: 7 menu e lehtësuar 8 menu e zgjeruar, ku do të gjeni të gjitha veprimet që ju mundësojnë ndryshim të menysë si p.sh. ndryshimin e përshëndetjes (7.2) ndryshimin e fjalëkalimit (7.4)etj.
Njoftimi kur arrin një mesazh i ri zanor Sa herë që në sekretarinë tuaj telefonike vjen një mesazh i ri, lajmëroheni nga qëndra e mesazheve me një mesazh të shkurtër (SMS), që ju sugjeron të kontaktoni me numrin 777 për të dëgjuar mesazhin.
Dëgjimi i mesazheve nga një telefon tjetër Shërbimi i Sekretarisë Telefonike Zanore ju ofron gjithashtu dëgjim të mesazheve tuaja nga një telefon tjetër, në rast se nuk keni pranë aparatin tuaj celular. Për të marrë mesazhet e lëna në kutinë tuaj postare nga një telefon tjetër formoni kodin: 7777777 buton i thirrjes –numrin e kutisë suaj postare(xxyyyyy)# kodi # Sekretaria telefonike Zanore ka kapacitet pranimi 10 mesazhesh me kohëzgjatje maksimale dy minuta secili. Mesazhet e palexuara ruhen për 2 ditë, ndërsa mesazhet e dëgjuara, në rast se i keni ruajtur, qëndrojnë për 5 ditë. Kur dëshironi të çaktivizoni Sekretarinë Telefonike Zanore ose keni paqartësi të tjera, komunikoni me 139 (Shërbimin e Kujdesit të Abonentit).
|