|
 |
| Mesazhet e shkruara SMS | Ky shërbim ju jep mundësi të dërgoni dhe të merrni mesazhe të shkruara, deri në 160 karaktere, jo vetëm me abonentët e AMC-së por edhe me abonentë të rrjeteve të tjerë, me të cilat AMC ka marrëveshje.
Numri i qendrës së mesazheve Për të dërguar mesazh për herë të parë, ju fillimisht duhet të aktivizoni qendrën e mesazheve, duke regjistruar numrin e qendrës së mesazheve në menunë e aparatit. Numri i qendrës së mesazheve për rrjetin AMC është: 00355681000000 Ka mënyra të ndryshme regjistrimi në varësi të llojit të aparatit.
Dërgim mesazhesh Për të dërguar një mesazh të shkruar, zgjidhni më parë në aparatin tuaj rubrikën KRIJIM MESAZHI TE SHKRUAR dhe pastaj shkruani mesazhin, duke përdorur butonat e aparatit tuaj (çdo butoni i përgjigjen 3 ose 4 shkronja), pastaj rubrikën DËRGIM MESAZHI TË SHKRUAR dhe formoni numrin celular të marrësit. Një tregues i posaçëm në ekran ju njofton nëse mesazhi u dërgua apo jo.
Marrje mesazhesh Ky shërbim është falas.Kur merrni një mesazh, në ekran do t’ju shfaqet një zarf. Disa modele telefonash ju njoftojnë edhe me një tingull karakteristik. Që të lexoni mesazhet tuaja, zgjidhni rubrikën LEXIM MESAZHESH nga menuja e aparatit. Mesazhi do t’ju shfaqet në ekran. Si ta keni lexuar,mund ta fshini. Duhet të keni parasysh se rubrika e mesazheve të shkruara ka kapacitet të kufizuar, i cili ndryshon në varësi të aparatit celular. Në rast se ju arrin një mesazh i ri dhe ju nuk keni memorje të mjaftueshme, mesazhi i ri nuk mund të arrijë, kështu që duhet krijuar vend për mesazhe të reja (duke fshirë disa nga mesazhet e vjetra).
Për informacion më të gjerë, këshillohuni me udhëzuesin e përdorimit të aparatit tuaj celular.
|
|