Me parapagesë › Kushtet e përgjithshme për pajtimtarin me parapagesë

Me planet me Parapagesë të AMC, komunikoni me të GJITHË, në RRJETIN më të MADH.

Me AMCkarta ose WHAT'S UP, ju do të keni:

Komunikim PA LIMITE - komunikoni pa fund me të GJITHË rrjetin AMC me minutat e ofertave

Internetin më të shpejtë 3G

Zgjedhjen më të madhe në oferta, për të përmbushur çdo nevojë

Shërbime ekskluzive vetëm për abonentët AMC

Kushtet e përgjithëshme të ofrimit të shërbimeve

Njihuni më poshtë me termat e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve AMC për pajtimtarin.

ALBANIAN MOBILE COMMUNICATIONS (AMC)

TERMAT E PËRGJITHSHME TË DHËNIES SË SHËRBIMEVE TË TELEFONISË PUBLIKE TË LËVIZSSHME PËR PAJTIMTARIN

Në mbështetje të:

1. Ligji Nr. 9918, dt. 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar.

2. Ligji Nr. 9902, dt.17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve“, ndryshuar.

3. Ligji Nr. 9887, dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale“ ndryshuar.

4. Autorizimit Individual të Operatorëve të Telefonisë së Lëvizshme GSM në Republikën e Shqipërisë Albanian Mobile Communications Sh.A. (AMC), lëshuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare me Vendim Nr. 530, dt. 26.12.2008.

HYRJE

Këto terma të përgjithshme (“Termat e Përgjithshme”) dhe tarifat e shërbimeve sipas programit tarifor të zgjedhur nga pajtimtari dhe të nënshkruara prej të dy palëve, së bashku me formularin e pajtimit për në rrjetin e telefonisë së lëvizshme AMC ”Formulari i Pajtmit”, përbëjnë “Kontratën e pajtimit” midis AMC dhe kërkuesit qoftë ky individ, person fizik apo përfaqësues i autorizuar i personit juridik (më poshtë “Pajtimtari”), i cili dëshiron të përfitojë shërbime telekomunikacionesh prej shoqërisë Albanian Mobile Communications sh.a., (më poshtë “AMC”), përcaktojnë kushtet sipas të cilave AMC-ja do t’i ofrojë çdo Pajtimtari shërbimet e telekomunikacioneve si dhe të çdo shërbimi tjetër që ofron AMC-ja (më poshtë “Shërbimet”) nëpërmjet rrjetit të saj, në përputhje me lejet dhe licensat që i janë lëshuar për këtë qëllim nga autoritetet përkatëse.

1. Përkufizime

“AMC” shoqëria anonime “Albanian Mobile Communications sh.a.”, person juridik shqiptar i regjistruar në Regjistrin Tregtar me vendimin nr. 12910 të datës 27 nëntor 1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me seli në adresën: Rr. Gjergj Legisi, Laprakë, Tiranë, e cila është e licensuar si operator i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.

Pajtimtarështë individi, personi fizik ose juridik, të dhënat e të cilit gjenden në formularin e pajtimit dhe të cilit i jepet e drejta të përdorë shërbimet e sistemit të telefonisë së lëvizsshme.

Pajtimtar me parapagimështë pajtimtari i cili ka zgjedhur mënyrën me parapagim të pagesës për shërbimet që do të përfitojë.

AMC do të zbatojë dispozitat e “Termave të përgjithshme të dhënies së shërbimeve të telefonisë publike të lëvizshme për pajtimtarin”, për pajtimtarin me parapagim, për aq sa ato janë të zbatueshme për këtë kategori pajtimtarësh, duke i përfshirë këto në paketat e shitjes me parapagesë.

“Pajisje Fundore Telekomunikacionesh ” ose “Aparat”është çdo aparat që është i përshtatshëm për t’u lidhur me rrjetin e AMC-së dhe plotëson standartet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

“Perdorues fundor” është një përdorues i cili nuk ofron rrjete komunikimesh publike ose shërbime komunikimesh elektronike, të disponueshme për publikun.

“Sistemi” është sistemi i telefonisë së lëvizshme celulare GSM i instaluar në AMC në përputhje me Autorizimin për të ofruar shërbime publike të telefonisë së lëvizshme celulare, i cili vihet në punë sipas kushteve të autorizimit të dhënë Shoqërisë AMC.

“Lista e çmimeve” është lista e çmimeve të shërbimeve të sipërpërmendura të komunikimeve elektronike ose të shërbimeve të tjera që kanë lidhje me këtë sistem, (bashkangjitur kësaj kontrate, të nxjerra nga AMC dhe të vendosura prej AMC në bazë të së drejtës AMC për të vendosur ose ndryshuar tarifat për shërbimet e dhëna nga sistemi.

“Portabiliteti i numrit” është procesi i transferimit të numrit të një pajtimtari nga rrjeti i AMC tek një operator tjetër dhe anasjelltas.

“Tarifa e Thirrjes” është shuma e përcaktuar në përputhje me listën e çmimeve që paguhet nga përdoruesit për përdorimin e shërbimeve.

“Tarifa e Lidhjes me Rrjetin” është shuma që paguhet nga Pajtimtari për lidhjen e Pajtimtarit me rrjetin AMC dhe për regjistrimin e tij në këtë rrjet në datën e pranimit të formularit të kërkesës për pajtim.

“Tarifa Mujore Fikse” është shuma që i faturohet Pajtimtarit nga AMC çdo muaj për mbajtjen e tij në rrjetin AMC në përputhje me listën e çmimeve, që nga data e pranimit të formularit të kërkesës për pajtim.

“Taksa të Pajtimtarit” për përdorimin e telefonisë së lëvizshme janë taksat që i paguhen shtetit shqiptar në bazë të legjislacionit në fuqi.

Numri i thirrjesështë numri të cilin AMC-ja ia jep Pajtimtarit pas miratimit të kërkesës së tij për përdorimin e Shërbimeve që ofron AMC-ja.

Karta SIM” është karta e prodhuar posaçërisht nga AMC-ja e cila përmban mikroprocesorin që mundëson lidhjen e Pajtimtarit me rrjetin e AMC-së pasi vendoset në një Pajisje Fundore Telekomunikacionesh të përshtatshme për t’u përdorur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Lidhja” është lidhje e pajisjes fundore me sistemin.

“Ndërprerje/Bllokim” është heqja e përkohshme e të drejtës së Pajtimtarit për të përdorur shërbimet e ofruara nga AMC, por edhe e numrit që i është dhënë atij, e cila mund t’i rikthehet përsëri në kushte të caktuara;

“Shkëputja” është heqja përfundimtare e të drejtës së Pajtimtarit për të përdorur shërbimet e ofruara nga AMC bashkë me numrin e tij të telefonit.

Shërbime” janë shërbimet e telekomunikacioneve të cilat përfshijnë komunikimin me zë dhe transmetimin e të dhënave, të cilat ofrohen nga AMC-ja në territorin e Republikës së Shqipërisë kundrejt tarifave të shpallura prej saj rast pas rasti, në përputhje me licensën e dhënë nga ish - Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, sot A.K.E.P.

Shërbimet Roaming” Shërbime të cilat i mundësojnë Pajtimtarit të përdorë shërbimet telefonike edhe në vende jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me të cilat AMC-ja ka lidhur marrëveshje. Këto shërbime janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të AMC-së (www.amc.al) dhe pranë çdo pikë të autorizuar shitjeje AMC.

“Shërbimet me vlerë të shtuar” janë shërbime të cilat ofrojnë informacion, përkundrejt pagesës, nëpërmjet rrjetit publik të telekomunikimit.

“Thirrjet ndërkombëtare” janë thirrjet e bëra në drejtim të telefonave fiks ose celularë jashtë shtetit.

“Plani tarifor” është plani te cilin ka zgjedhur pajtimtari me shërbimet dhe tarifat perkatese sipas nevojave të tij, siç përcaktohet në kete Kontrate.

“AKEP” është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

2.1 E drejta e përdorimit të shërbimeve në bazë të kësaj Kontrate i jepet vetëm Pajtimtarit për përdorimin e tij personal, e brenda kufijve të mbulimit territorial të rrjetit apo në rrjetet me të cilat AMC-ja ka marrëveshje roaming.

2.2 Sherbimet e pranuar nga Pajtimtari paraqiten ne Aneksin 1 bashkangjitur, pjese perberese e kesaj Kontrate.

2.3 AMC është e detyruar të japë veç ato shërbime dhe vetëm në zonat e mbulimit sipas përcaktimeve të Autorizimit, në përputhje me këto Terma të Përgjithshme dhe Formularit për Pajtim, me kusht që formulari të jetë nënshkruar nga Pajtimtari në përputhje me ligjin dhe të jetë I pranuar nga AMC.

3. Lidhja me rrjetin / Dhenia e sherbimeve

3.1 Lidhja me rrjetin e AMC dhe përftimi i Shërbimeve realizohen vetëm nëpërmjet Kartës SIM e cila i jepet Pajtimtarit pasi miratohet kërkesa e tij për të përfituar Shërbimet në përputhje me Termat e Përgjitshme e përcaktuara në këtë Kontratë. Cilësia e shërbimeve të ofruara nga AMC do të jetë në përputhje me treguesit e cilësisë së shërbimit të miratuar nga AKEP.

3.2 E drejta e pronësisë dhe çdo e drejtë tjetër e lidhur me Kartën SIM dhe informacionet që ajo përmban i përkasin AMC-së. Pajtimtari nuk ka të drejtë të lejojë përdorimin e saj prej të tretëve apo ta shfrytëzojë kundër të tretëve me dhe pa shkëmbim dhe as të shesë apo shfrytëzojë në çdo lloj mënyre Shërbimet.

3.3 Pajtimtari është i detyruar të dorëzojë kartën SIM në AMC në çdo moment që t’i kërkohet dhe veçanërisht kur një gjë e tillë kërkohet për shkaqe sigurie, urgjence apo interesash publikë në lidhje me funksionimin e rrjetit.  AMC-ja ka të drejtë të kërkojë kartën me çdo lloj mjeti ligjor.

3.4   Pajtimtari është i detyruar të njoftojë menjëherë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit të AMC-së nëpërmjet thirrjes telefonike dhe t’a konfirmojë njoftimin me shkrim, në rast se karta SIM vidhet, humb, shkatërrohet pjesërisht apo plotësisht ose kur dyshon se kodet e tij personale për përdorimin e saj janë bërë të njohura, në mënyrë që të bllokohen thirrjet në lidhjen e tij. Në çdo rast, Pajtimtari do të jete përgjegjës ndaj AMC-së për shërbimet e përfituara apo të realizuara nëpërmjet kartës SIM deri në momentin e bllokimit të kartës.

3.5. Zëvendësimi i kartës SIM (në rast humbjeje, vjedhjeje apo dëmtimi fizik) dhe rilidhja me rrjetin do të kryhet pas marrjes së njoftimit me shkrim të Pajtimtarit brenda 3 (tre) ditësh pune.

3.6   Pajtimtari mban përgjegjësi civile dhe penale për përdorimin e kartës SIM ne kundershtim me Kontraten e Pajtimit dhe legjislacionit ne fuqi.

3.7 Njoftimi që i bëhet Pajtimtarit për numrin e tij, nuk do të thotë kalim i ndonjë të drejte mbi atë numër, përveç rasteve kur kjo parashikohet shprehimisht në Kontratë. Pajtimtari ka të drejtë ekskluzive të përdorë numrin e pajisjes fundore me këto Terma të Përgjithshme. Në rastin e mbarimit të afatit të Kontratës ose të ndërprerjes së saj, për çfarëdo lloj arsyeje të ndryshme, e drejta e përdorimit të numrit të telefonit të Pajtimtarit i kalon automatikisht AMC bashkë me të drejtat e tjera të përdorimit, që rrjedhin prej atij numri. Rikalimi kryhet automatikisht, pa qenë nevoja e njoftimit, me gojë ose me shkrim, nga asnjëra palë. AMC ka të drejtë të kalojë të drejtat e përdorimit të numrit të telefonit, kur kjo është e nevojshme për arsye që kanë lidhje me funksionimin e pandërprerë të sistemit, për arsye teknike ose kur e kërkon ligji ose nevojat e shtetit.

3.8 Në datën e shuarjes së lidhjes të numrit të telefonit zgjidhet automatikisht dhe Kontrata në lidhje me këtë numër.

3.9 Gjatë gjithë kohëzgjatjes së Kontratës, Pajtimtari fiton të drejtën e përdorimit ekskluziv të Numrit të Thirrjes i cili i njoftohet atij me miratimin e Kërkesës e përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së pajtimit. Kjo e drejtë i kalon ligjërisht AMC-së në momentin kur Kontrata përfundon sipas dispozitave të parashikuara në këto Terma të Përgjithshme. Pas zgjidhjes së kontratës, AMC-ja ka të drejtë t’ia kalojë të drejtën e përdorimit të Numrit të Thirrjes çdo personi të tretë pa mbajtur asnjë përgjegjësi kundrejt Pajtimtarit.

3.10 AMC-ja ka të drejtë të ndryshojë Numrin e Thirrjes të Pajtimtarit kur kjo kërkohet nga ligji apo autoritetet shtetërore, për arsye teknike, apo arsye që kanë lidhje me funksionimin e Rrjetit.  Në këtë rast AMC-ja do të njoftojë, një muaj përpara, Pajtimtarin për ndryshimin e numrit, personalisht apo publikisht në varësi të shkakut të ndryshimit.

3.11 Me kërkesë të Pajtimtarit, e kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, AMC-ja mund të ndryshojë Numrin e Thirrjes së Pajtimtarit brenda mundësive që ajo ka e brenda diapazonit të numrave të lirë.

3.12 Pas zgjidhjes së Kontratës, AMC-ja merr përsipër ta mbajë të rezervuar Numrin e Thirrjes për ish-Pajtimtarin edhe për një periudhë shtesë tjetër prej 6 muajsh. Në rast se Pajtimtari nuk kërkon riaktivizimin e numrit brenda këtij afati, AMC-ja mund t’ia kalojë të njëjtin numër një personi tjetër.

3.13 Pavarësisht përcaktimeve në këtë kontratë, pajtimtari gëzon të gjitha të drejtat e dhëna nga legjislacioni dhe kuadri rregullator në fuqi, përfshirë të drejtën e portabilitetit të numrit të dhënë nga AMC-ja në një sipërmarrës tjetër të komunikimeve elektronike në R.SH. dhe përdorimin e shërbimeve të këtij sipërmarrësi tjetër, sipas kuadrit rregullator përkatës për portabilitetin e numrit.

4. Pajisje ose Aparat fundor telekomunikacionesh

AMC-ja i dorëzon Pajtimtarit ekskluzivisht vetëm Kartën SIM pa mbajtur përgjegjësi për përzgjedhjen, furnizimin dhe funksionimin e Aparatit, që kryhen me përgjegjësinë e Pajtimtarit. Karta SIM mund të vendoset dhe të funksionojë vetëm me Aparate të miratuara në përputhje me legjislacionin në fuqi të cilat janë të përshtatshme me rrjetin e AMC-së. Pajtimtari mban përgjegjësi kundrejt AMC-së për çdo dëmtim të shkaktuar në rrjetin e saj nga përdorimi i Pajisjeve Fundore të telekomunikacioneve të pamiratuara. Në çdo rast AMC-ja ka të drejtë të mos kryejë ose të ndërpresë lidhjen me një aparat që krijon probleme në rrjetin e saj si dhe në çdo rast të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

5. Shërbime e emergjences dhe informacionit

5.1 Pajtimtarët mund të thërrasin pa pagesë forcat e policisë, shërbimin zjarrfikës, ndihmën e shpejtë mjekësore. Ky shërbim ofrohet në bazë të legjislacionit në fuqi pa pagesë.

6. Të drejta dhe detyrime të AMC-së

6.1.  AMC-ja llogarit detyrimet e Pajtimtarit mbi bazën e tarifave të deklaruara prej saj dhe ka detyrimin të njoftojë Pajtimtarin për shumën e detyrimit me anë të një fature fizike dhe/ose elektronike të lëshuar prej saj e cila i dërgohet Pajtimtarit në adresën e banimit dhe/ose adresen elektronike të deklaruar prej tij në formularin e pajtimit.

6.2.  AMC-ja është e detyruar të shpallë publikisht tarifat e saj për të gjitha llojet dhe kategoritë e shërbimeve, në përputhje me nenin 54 të ligjit nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”. AMC ka detyrimin të njoftojë, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, çdo ndryshim në tarifat e shërbimeve, jo më pak se shtatë (7) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre ose të ndryshimeve dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 ditë rresht.

Megjithatë:

- ulja e tarifave mund të aplikohet automatikisht nga AMC-ja;

- Aplikimi i rritjes së tarifave kryhet vetëm pas ezaurimit të procesit të njoftimit me shkrim të pajtimtarit nga AMC:

i) Nëpërmjet njoftimit individual (mund të jetë edhe me SMS apo Call Center-Shërbimi i klientit) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, në rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga operatori. Njoftimi individual duhet të përfshijë adresën se ku janë publikuar rritjet e tarifave, në rast se njoftimi nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve;

ii) Nëpërmjet mjeteve të informimit publik, jo më pak se 7 (shtatë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 (tre) ditë rrjesht, në rastin kur rritja e tarifave është miratuar nga AKEP me një vendim të veçantë.

6.3   AMC-ja do të ofrojë Shërbimet e saj njëzet e katër (24) orë në ditë për shtatë (7) ditë në javë, pa ndërprerje, me përjashtim të ndërprerjeve të përkohshme të shërbimit të ardhura si rezultat i punimeve të domosdoshme të mirëmbajtjes së rrjetit, në përputhje me standartet e vendosura në autorizimin lëshuar nga AKEP, orë të cilat do të jenë të programuara në mënyrë të tillë që t’u shkaktojnë sa me pak shqetësime Pajtimtarëve.

6.3.1. Në përputhje me Autorizimin Individual për AMC-në, hyrë në fuqi më 26.12.2008, AMC-ja do të ofrojë shërbimet publike të telefonisë së lëvizsshme (minimalisht telefonisë zanore dhe mesazhet text SMS) në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha rrugët kombëtare, por në asnjë rast të mos tërhiqet nga shkalla e mbulimit aktual.

6.3.2. Minimumi i mbulimit me shërbimet publike të telefonisë së lëvizsshme do të jetë 95 % e popullsisë.

6.3.3 Në rrugët kombëtare, minimumi i mbulimit do të jetë 95 % e gjatësisë së rrugëve.

6.3.4 Cilësia e shërbimeve që ofrohen do të matet me treguesit që AKEP përcakton në një rregullore të veçantë.

6.3.5 Për kufizimet apo ndërprerjet e shërbimit, të cilat zgjasin më shumë se 30 (tridhjetë) minuta, AMC duhet të vërë në dijeni AKEP-in dhe përdoruesin. Ky njoftim bëhet:

a. Të paktën 48 orë përpara, në rast të një përmirësimi, modernizimi ose mirëmbajtjeje të rrjetit;

b. sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë, pas ndodhjes së kufizimit apo ndërprerjes së shkaktuar nga defekte ose dëmtime të rrjetit.

6.4 Shqyrtimi i Ankesave nga AMC-ja

6.4.1    Pajtimtari mund të plotësojë ankesat, kërkesat dhe sugjerimet  me shkrim në një nga format e përcaktuara nga AMC në Kontratën e Pajtimit dhe të publikuar në faqen elektronike të tij, të cilat mund të dërgohen tek sipërmarrësi:

6.4.2    AMC do të pranojë ankesat, kërkesat dhe sugjerimet e pajtimtarit në pikat e tij të shitjes ose nëpërmjet përfaqsuesve të tij në vendet ku shërbimi është ofruar.

6.4.3    Pajtimtari duhet të paraqesi ankesën tek sipërmarrësi sipas formës dhe proçedurës së përcaktuar në kontratë:

a. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar; ose

b. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.

6.4.5 AMC do të marrë në konsideratë ankesat, kërkesat dhe propozimet e plotësuara, duke paraqitur një raport për to dhe duke dhënë një përgjigje me shkrim brenda 15 (pesëmbëdhjëtë) ditëve kalendarike të marrjes së tyre.

6.4.6 AMC do të mbajë, do të ruajë dhe arshivojë një regjistër të ankesave, kërkesave, sugjerimeve, të mara nga pajtimtari, si dhe përgjigjet e dhëna atyre duke arshivuar dosjet që përmbajnë ankesat, kërkesat, sugjerimet, përgjigjet, vendimet  dhe masat  e marra brenda 12 muajve.

6.4.7 Pajtimtari nëse nuk bie dakort me përgjigjen me shkrim të AMC-se ka të drejtë të fillojë një proçedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes:

a. Duke iu drejtuar AKEP-it sipas rregullave të përcaktuara në ligjin nr. 9918 dhe Rregullores Nr.29; ose

b. Gjykatës kompetente sipas Kodit të Proçedurës Civile.

Ankesa duhet të përmbajë një përshkrim të saktë të të gjithë rrethanave që kanë çuar në bërjen e ankesës dhe nënshkrimin e ankuesit.

6.4.8 Ankesa e plotësuar nuk do të çlirojë pajtimtarin nga detyrimi për të paguar shumën që i dtyrohet AMC-se si rezultat i perdorimit te sherbimeve te ofruara.

6.5   AMC-ja detyrohet nga legjislacioni në fuqi për ruajtjen e konfidencialitetit të përmbajtjes së komunikimeve që realizohen nëpërmjet rrjetit të saj si dhe për konfidencialitetin e informacioneve të marra nga Pajtimtari, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Ligjin nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Ajo mund të përdorë të dhënat e Pajtimtarit vetëm për qëllime të marrëdhënies së tyre kontraktuale dhe në përputhje me detyrimet që mund t’i lindin asaj sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

6.6.  AMC-ja është e detyruar të ruajë të njëjtin mbulim të territorit me sinjal telekomunikacionesh siç parashikohet në licensën që ajo ka marrë nga organi kompetent shtetëror.  AMC-ja detyrohet të sigurojë një funksionim të mirë të rrjetit sipas kushteve të përcaktuara në licensën e saj.

6.7   Pas miratimit të Pajtimtarit, AMC-ja mund të publikojë të dhënat e Pajtimtarit të kufizuara në emër, mbiemër, numër telefoni, adresën, veprimtarinë e Pajtimtarit (me kërkesë të tij) në numeratorë telefonikë publikë që publikohen nga AMC-ja ose t’ia kalojë këto të dhëna çdo operatori tjetër publik të telekomunikacioneve të përcaktuar me ligj për publikim numeratori.

6.7.1 Mund të përdoren të dhëna shtesë nëse dëshiron Pajtimtari, por kundrejt pagesës. Të dhënat e mësipërme do të përdoren vetëm për: nënshkrimin, monitorimin dhe përfundimin e kontratës së Pajtimtarit; faturimin e shërbimeve; përgatitjen e numeratorit.

6.7.2 Pajtimtarët do të informohen pa pagesë për qëllimin e numeratorit dhe për të gjitha të dhënat, përpara se ai të botohet.

6.7.3 Pajtimtarët do të kenë mundësinë të vendosin se cilat nga të dhënat e tyre personale do të vendosen në numeratorin publik si dhe të refuzojnë për t’u përfshirë në numërator, verifikojnë, ndryshojnë ose fshijnë të dhënat vetjake, duke u tarifuar në bazë të kostove reale.

6.8 AMC, përveç detyrimeve të përcaktuara në legjislacionin dhe kuadrin rregullator në fuqi dhe përcaktimet në pjesët e tjera të kësaj kontrate, ka gjithashtu dhe detyrimet e mëposhtme;

6.8.1. Të përgatisë kontratën dhe gjithë elementët e saj në format të printuar, lehtësisht të lexueshëm dhe të kuptueshëm.

6.8.2 Me kërkesën e pajtimtarit, bën kontratën të disponueshme për pajtimtarin në format të përshtatshëm për të plotësuar nevojat e personave me aftësi të kufizuar shikimi.

6.8.3 T’i japë pajtimtarit një shpjegim të hollësishëm të të gjitha kushteve të përdorimit dhe kontratës, para nënshkrimit të kontratës.

6.8.4 T’i japë pajtimtarit informacion të detajuar për programet tarifore që mund të zgjedhë pajtimtari, duke i dhënë mundësinë e krahasimit midis tyre, përfshirë:

i. informacion të plotë dhe të qartë për paketat tarifore dhe ofertat promocionale apo speciale si zbritjet e tarifave, trafik i pakufizuar, kohën e kryerjes së thirrjeve, duke specifikuar ndër të tjera çfarë përfshihet në paketë/ ofertë dhe çfarë nuk përfshihet në to, afatet kohore të ofertave dhe efektet e tejkalimit të tyre, përfshirë tarifat e aplikuara.

ii. sistemin tarifor të aplikuar për shërbimet si koha minimale e tarifimit, mënyra e tarifimit pas kohës minimale, njësia e matjes për tarifimin (p.sh sekonda, intervale kohore, M/byte etj), ndryshimi i tarifës me kohëzgjatjen, koha e kryerjes së thirrjes (peak/ off peak) dhe intervalet përkatëse kohore të tyre etj.

iii.  Shërbimet shtesë të përfshira në paketën e zgjedhur

6.8.5 Të mos refuzojë lidhjen në rrjet të pajisjeve fundore që janë në përputhje me Ligjin nr.9918 dhe aktet nën-ligjore të tij.

6.8.6 Të aplikojë automatikisht dhe pa njoftim uljen e tarifës të një apo më shumë shërbimeve të paketës tarifore të zgjedhur nga pajtimtari në kontratë.

6.8.7 Të mos vendosë detyrim financiar për rilidhje në rrjet nëse ndërprerja e shërbimit është kryer për shkak të gabimeve të AMC-se.

6.8.8 Sipas kërkesës së pajtimtarit, të lejojë mbajtjen e numrit të alokuar në rast të ndryshimit të operatorit (portabiliteti i numrit) dhe të lejojë përdorimin nga pajtimtari të shërbimeve të ofruara nga operatorë të tjerë, në përputhje me legjislacionin dhe kuadrin rregullator në fuqi

6. 9 AMC ka përgjegjësi:

6.9.1 kur rrjeti GSM nuk është në gjendje t’i japë Pajtimtarit shërbimet e komunikimeve elektronike për një kohë të pandërprerë prej më shumë se 4 (katër) orë rrjesht ose një kohe të përgjithshme prej 12 (dymbëdhjetë) orësh gjatë një intervali të pandërprerë kohor prej 30 (tridhjetë) ditësh ( përjashtuar rastet e forcës madhore të parashikuara në piken 19 të këtij dokumenti). AMC do t’i zbresë Pajtimtarit atë pjesë të tarifës fikse mujore të pajtimit të paguar prej tij gjatë kohës së ndërprerjes, edhe në rast se ndërprerja nuk vjen për faj të AMC;

6.9.2 Kur ka vonesa prej më tepër se 3 (tre) ditë për ndreqjen e defekteve në rrjet, në rastin e pakujdesisë në ndreqjen e tyre ose ndërprerjes së pajustifikuar të shërbimeve, AMC detyrohet të paguaj Pajtimtarët në baze të formulës së mesatares së faturave mujore që i janë paguar AMC prej një pajtimtari gjatë gjysmës së fundit të vitit që i paraprin defekteve ose ndërprerjes, sipas numrit të ditëve që ka patur ndërprerje të shërbimeve. Pajtimtari nuk ka të drejtë të kërkoje dëmshpërblim tjetër , përveç kësaj pagese. Kreditimi duhet të përshkruhet qartë në faturën e lëshuar në kohën kur ka ndodhur ndërprerja ose vonesa në ndreqjen e defektit;

6.9.3 Dëmshpërblimi i pajtimtarëve konsumatorë, në kuptimin e Ligjit nr.9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve” dhe Ligjit Nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, në rastin e ndërprerjeve teknike do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe veçanërisht me nenin 41, paragrafi 3 (a) dhe 3 (b) të ligjit të mësiperm nr.9902, si dhe me përcaktimet e kësaj Kontrate.

6.10 AMC garanton pajtimtarin per lejimin e përgjimeve vetëm në rastet kur këto kërkohen nga organet kompetente të përcaktuara në ligjin nr. 9157, datë 04. 12. 2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve”, i ndryshuar.

7. Të Drejtat dhe Detyrimet e Pajtimtarit

7.1 Pajtimtari ka të drejtë të përdorë shërbimet e telefonisë së lëvizsshme të AMC-së, në përputhje me këto Terma të Përgjithshme të ofrimit të shërbimeve të AMC-së, formularin e pajtimit, listën e çmimeve të AMC-së dhe legjislacionin shqiptar në fuqi, veçanërisht ligjet për komunikimet elektronike, konsumatorin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të përshkruara më sipër.

7.2 Pajtimtari ka të drejtë:

7.2.1 Të përdori shërbimet në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërsië, këto Terma të Përgjithshme dhe kontratën individuale.

7.2.2 Të përfitojë nga AMC-ja shërbimet me të gjitha parametrat dhe cilësinë e   përshkruar në kontratën e pajtimit e nënshkruar nga palët.

7.2.3 Të kërkojë dhe të marrë informacion dhe njoftime në mënyrat e përcaktuara në Termat e Përgjithshme në lidhje me shërbimet e ofruara nga AMC-ja.

7.2.4  Të informojë sipërmarrësin për vështirësitë në përdorimin e shërbimeve, dhe për ndonjë  dëmtim ose prishje të shkaktuara në rrjetin apo pajisjen fundore.

7.2.5  Të paraqesë kërkesat, ankesat dhe sugjerimet dhe të marrë përgjigje brenda kohës  limit  të përcaktuara në kontratën e pajtimit.

7.2.6 Të jetë i informuar më parë për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit dhe në  keqësimin e pritur të cilësisë së shërbimeve.

7.2.7  Të pezullojë  përdorimin e shërbimeve me dëshirën e tij mbas paraqitjes së njoftimit me shkrim tek sipërmarrësi sipas proçedurës dhe termave të përcaktuara në kontratën e nënshkruar midis palëve.

7.2.8   Shërbimet e kontraktuara t’i aktivizohen 5 ditëve.

7.2.9  Shërbimet e pezulluara ti riaktivizohen automatikisht me mbarimin e periudhës së specifikuar në kërkesën e pajtimtarit.

7.2.10  Për peiudhën e pezullimit të shërbimit nuk do të jetë i detyruar për ndonjë tarifë pajtimi  mujor apo tarifa të tjera për përdorimin e shërbimit.

7.2.11 Pezullimi i shërbimeve është i mundur jo më shumë se dy herë në vitin kalendarik dhe në përiudhën e kontraktuar, vetëm nëse, do të zgjatet kjo periudhë në përputhje me rrethana të caktuara, por në çdo rast vlera totale e periudhës së pezullimit nuk mund të jetë më shumë se 3 muaj.

7.2.12  Të marri pa pagesë faturë të detajuar për shërbimet telefonike (përveç rasteve të refuzimit nga vetë pajtimtari), së bashku me faturën tatimore, si edhe të kenë akses në informacionin online të faturave mujore.

7.3 Pajtimtari, sipas llojit të shërbimit të kontraktuar:

7.3.1 Do të përmbushi detyrimet e tij sipas Kontratës së Pajtimit.

7.3.2 Nuk do të nënshkruajë pa miratimin me shkrim të AMC-se kontrata ose marrëveshje me palë të treta që të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës se Pajtimit t’iu kalojnë atyre.

7.3.3 Do të njoftojë me shkrim AMC-ne për ndonjë ndryshim të të dhënave të tij identifikuese brenda 10 (dhjetë) ditëve në vazhdim.

7.3.4 Do të paguajë brenda kohës dhe mënyrave të përcaktuara ne Kontraten e Pajtimit.

7.3.5 Nuk do të ofrojë/rishesë për arsye përfitimi numrat e rrjetit ose shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi.

7.3.6 Do të përdorë shërbimet vetëm për konsum personal.

7.3.7 Nuk do të ofrojë në çdo formë, për një arsye apo jo, as të krijojë kushte për kopjim, regjistrim, ritransferim ose përdorim të përmbajtjes dhe shërbimeve për qëllime të tjera, dhe pa kapërcim ose përpjekje të kapërcejë mekanizmat për mbrojtjen e programeve kundër veprimeve të tilla dhe/ose përdorime të paautorizuara.

7.3.8 Nuk do të kryejë, dhe as nuk do të lejojë thirrje shqetësuese apo kërcënuese nga forma të tjera joligjore të komunkimit dhe thirrje emergjence të gabuara nga pajisjet fundore.

7.3.9 Nuk do të lejojë akses për të miturit për programe pornografike ose programe të tjera të papërshtashme dhe/ose adresa interneti.

7.3.10 Do të informojë AMC-ne për dëshirën e tij për të pezulluar përdorimin e shërbimit ose të shërbimeve nëpërmjet një njoftimi me shkrim paraprak, 10 (dhjetë) ditë kalendarike përpara datës së dëshiruar.

7.3.11 Nuk do të marrë përsipër, apo të lejojë, përveçse me miratimin e sipërmarrësit, gjenerimin, terminimin, tranzitimin apo devijimin e trafikut nga/tek rrjeti i sipërmarrësit duke përfituar kështu një person tjetër i ndryshëm nga ai, ose ndonjë gjenerim artificial apo devijim të trafikut të paligjshëm duke përdorur shërbimet e kontraktuara.

7.3.12 Duke pranuar këto Terma të Përgjithshme dhe dhënë dakortësinë në Kontratën e Pajtimit, pajtimtari do të konsiderohet i informuar që AMC  mund të mbledhë dhe të përpunojë si edhe të sigurojë të  dhënat personale sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim që të ofrojë shërbimet e komunikimeve elektronike, përfshirë edhe shërbimet me vlerë të shtuar që kërkojnë përpunim të mëtejshëm të të dhënave të trafkut, apo të dhënat e vendosjes apo të dhënat e trafikut të duhura për kryerjen e mesazhit apo tarifimin e tij.

7.3.13 Pajtimtari është i detyruar të paguajë për dëmet e shkaktuara me dashje (paramendim) për sipërmarrësin që janë direkte, (të drejtpërdrejta), të menjëhershme me veprimet e tyre dhe prishin detyrimet sipas këtyre Termave dhe Kontratës së Pajtimit. Pajtimtari mund të dështojë në plotësimin e ndonjë detyrimi të parashikuar këtu dhe mëposhtë, në rastin e një force madhore. Në këto raste ai do të njoftohet në kohë nga AMC-ja për natyrën, forcën madhore, dhe pasojat e mundshme, për plotësimin e detyrimeve të tyre.

7.4 Sipërmarrësi  mund të refuzojë të ekzekutojë një kontratë pajtimi, për lidhje në rrjet ose për restaurimin e aksesit të rrjetit të pezulluar përkohësisht, dhe të ndalojë ofrimin e disa apo gjithë shërbimeve kur pajtimtari:

7.4.1  Dështon për të siguruar të dhëna dhe dokumente sipas këtyre Termave për këtë ose kur Termat e nevojshme për ofrimin e shërbimeve nuk janë plotësuar, përfshirë aksesin dhe përdorimin e energjisë elektrike në pronën apo godinën dhe terma të tjera të ngjashme.

7.4.2  Ka kaluar afatet ose ka vonuar detyrimet për pagesën e shërbimit/ve të ofruar nga AMC.

7.4.3 Ka përdorur apo ka lejuar përdorimin e pajisjeve të komunikimeve elektronike ose shërbimeve elektronike për qëllime dhe në kundërshtim me këto Terma të Përgjithshme dhe legjislacionin në fuqi.

7.4.4 Ka hyrë apo është përpjekur të sigurojë akses te shërbimet e AMC-se në një mënyrë të parregullt, të papajtueshme me këto Terma të Përgjithsme apo të ndaluara me ligj.

7.5 Gjatë pezullimit të shërbimit, pajtimtari ka të drejtë të kryejë thirrjet të emergjencës, përveçse kur është e pamundur teknikisht të realizohet.

7.6    AMC mund të refuzojë shërbimin e garantuar sipas kontratës së pajtimit, kur pajtimtari ka ndërmarrë vetë apo ka lejuar palë të treta të paautorizuara të marrin përsipër instalimin, modifikimin apo riparimin e pajisjeve dhe/ose të rrjetit.

7.7   Pajtimtari është i detyruar:

7.7.1 Të informojë AMC-në për çdo ndryshim të informacioneve që përmbahen në formularin e tij të regjistrimit dhe në mënyrë të veçantë të adresës së tij dhe të japë të gjitha informatat që nevojiten për ofrimin sa më të mirë të Shërbimeve të saj. Çdo njoftim me shkrim do të dërgohet në adresën e deklaruar nga Pajtimtari.

7.7.2 Të përdorë rrjetin dhe Shërbimet e AMC-së në përputhje me ligjin, Termat e kësaj Kontrate dhe udhëzimet e AMC-së dhe të mos kryejë veprime apo mosveprime te cilat mund të ndikojnë negativisht apo të rrezikojnë ofrimin e Shërbimeve.

7.7.3.   Të mos i tregojë asnjë të treti kodet e sigurisë (PIN dhe PUK) të kartës SIM.

7.7.4.   Të paguajë në kohë detyrimet e tij.

7.7.5.   Të përdorë aparat ose aparate që nuk i shkaktojnë probleme rrjetit AMC.

7.7.6.   Të mos përdorë dhe të mos lejojë të tjerë të përdorin Shërbimet për qëllime të pamoralshme apo të paligjshme.

7.7.7 Pajtimtari, përveç të drejtave që i burojnë nga detyrimet e AMC-së, ka të drejtë:

- të ndryshojë në çdo kohë shërbimet e zgjedhura nëpërmjet një njoftimi /kërkese me shkrim apo me ndonjë mënyrë tjetër të përcaktuar nga AMC-ja, duke respektuar termat e kontratës.

-të kërkojë me shkrim prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme sipas përcaktimeve të kësaj kontrate;

-të informohet nga AMC-ja për të gjitha modifikimet e propozuara në termat e kontratës së pajtimtarit, brenda një periudhe kohore jo më vonë se 15 (pesembedhjetë) ditë përpara datës së propozuar për hyrjen në fuqi të këtyre modifikimeve.

-ta anullojë kontratën pa njoftim (paraprak) dhe pa asnjë detyrim, në rast se nuk është dakort me modifikimin e termave të tyre (përfshirë rritjen e tarifave). Në këto raste, Pajtimtari duhet të vërë në dijeni AMC-në, duke depozituar një njoftim me shkrim në AMC. Zgjidhja e kontratës nuk do të heqë detyrimet që pajtimtari ka në bazë të kesaj Kontrate.

7.7.8 Pajtimtari me parapagim gëzon të drejta dhe ka detyrime që janë jo më pak të favorshme se ato të pajtimtarëve me paspagim, në kushtet kur lloji i shërbimit është i njëjtë dhe i aplikueshëm. Për pajtimtarët me parapagim, kushtet e veçanta të mënyrës së përdorimit të shërbimeve, përfshirë kreditimin përmes kartave rimbushëse, afatet e përdorimit të tyre, paraqiten në udhëzuesin shoqërues të kartave me parapagim, kartave rimbushëse shoqëruese dhe informacioneve të tjera të publikuara nga AMC-ja.

7.8 Pajtimtari, pavarësisht përcaktimeve në këtë kontratë, zotëron të gjitha të drejtat që i jep legjislacioni dhe kuadri nën-ligjor shqiptar në fuqi, veçanërisht Ligji nr. 9918, Ligji nr. 9902 dhe Ligji nr. 9887.

7.9 Ne rast se Pajtimtari lidhet me sistemin nepermjet sherbimit me parapagim ose paspagim duke aktivizuar nje Karte SIM te re, Pajtimtari nuk mund te kryeje portimin e numrit brenda periudhes prej 6 (gjashte) muaj nga aktivizimi i ketij numri.

8.Përdorim i Shërbimeve me vlerë të shtuar në lidhje me përmbajtjen e AMC-së apo/dhe të tretëve.

8.1 AMC-ja i ofron Pajtimtarit, nëpërmjet Aparatit të përshtatshëm, Shërbimet me vlerë të shtuar të cilat ajo është e licensuar të ofrojë në bazë të autorizimit lëshuar nga AKEP ose shërbime të të tretëve me të cilët AMC-ja ka lidhur marrëveshje (më poshtë “Shërbime me Vlerë të Shtuar”). Pajtimtari, në çdo rast, ka të drejtë të pranojë ose jo ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, këto Terma të përgjithshme dhe formularin e pajtimit.

8.2 Shërbimet me Vlerë të Shtuar përdoren “siç janë” dhe nuk mund të ndryshohen apo të ndërhyhet në to nga Pajtimtari.

8.3 Në rastin kur Pajtimtari pranon ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar, ai merr përsipër të përdorë Shërbimet me Vlerë të Shtuar në mënyrë të ligjshme. Për këtë arsye, Pajtimtari, shprehimisht deklaron se: pranon se nuk do të përdorë Shërbimet për: a) të sjellë dëme ndaj të miturve, b) të përhapur apo nxjerrë informata që cënon çfarëdolloj të drejte të të tretëve, fyen personalitetin e të tretëve apo cënojnë në çfarëdolloj mënyre të drejtat personale apo sociale të të tretëve apo që bie ndesh me ligjin, c) të mashtrojë këdo në lidhje me prejardhjen e Shërbimeve me Vlerë të Shtuar d) të dëmtojë në ndonjë mënyrë reputacionin e AMC-së apo të të tretëve, e) të vërë në rrezik sigurinë e rrjetit të AMC-së, f) të ndërmarrë promovim reklamash të paautorizuara apo mesazheve elektronike (spam), g) të zbulojë informacione që përmbajnë të dhëna personale.

8.4 Të miturit ndalohet të përdorin Shërbimet me Vlerë të Shtuar që u drejtohen vetëm personave madhorë mbi 18 vjeç dhe Shërbime me Vlerë të Shtuar, përfshirë pjesëmarrje në lojra, që kushtojnë të paktën 100 lekë / minutë (me TVSH). Me qëllim mbrojtjen e të miturve, ofrimi i shërbimeve të tilla nga AMC dhe / ose ofrues të tjerë të këtyre shërbimeve të cilët kanë marrëveshje me AMC-në, do të kryhet sipas rregullave për ofrimin e këtyre shërbimeve. AMC do të marrë masa të tilla si paralajmërimi për moshën e lejuar të përdorimit të këtyre shërbimeve dhe informacion për rregullat e lojës dhe çmimin e tyre.

8.5 AMC-ja do të përcaktojë kushtet dhe afatet për pjesëmarrjen e Pajtimtarit në ofertat promocionale, të cilat do të jenë në çdo rast më të favorshme për Pajtimtarin, dhe Pajtimtari ka gjithmonë të drejtën të mos t’i pranojë këto oferta.

8.6 Pajtimtari ka gjithmonë të drejtën e pjesëmarrjes ose jo në lojrat promocionale të cilat do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe rregullave të përcaktuara nga AMC-ja. AMC ka detyrimin të zhvillojë lojën vetëm pasi rregullat të jenë miratuar nga organet kompetente dhe publikuar nga AMC-ja. AMC-ja ka detyrimin të informojë pajtimtarin, në mënyrë të qartë dhe kuptueshme, midis të tjerave, se para pjesëmarrjes në lojë, pajtimtari duhet të lexojë rregullat e plota të lojës.

AMC informon pajtimtarin se ku janë publikuar këto rregulla (rregullat do të jenë të disponueshme për publikun).

AMC-ja do t’i kërkojë pajtimtarit të bëjë një konfirmim të tillë si: “Kam lexuar dhe pranoj rregullat e lojës.”

9. Tarifat dhe Mënyra e pagesës

9.1 AMC do të përcaktoje përmbajtjen e faturave, me kusht që të kenë informacion të mjaftueshëm për Pajtimtarin në mënyre të tillë, që të llogarisë shumën e duhur që do të faturojë për të gjithë shërbimet e dhëna sipas llojit të tyre, duke përfshire kohën e çdo thirrjeje në rastet kur çmimet për shërbimet ndryshojnë sipas përdorimit të tyre.

9.2 Për çdo thirrje të kryer, Pajtimtari faturohet në përputhje me listën e çmimeve që është në fuqi sipas rastit. AMC do t’i faturojë pajtimtarit në përputhje me listen e çmimeve dhe tarifave të AMC të rëna dakort në Kontrate në kohen e nënshkrimit të Kontratës apo modifikimeve të tyre, të njoftura sipas përcaktimeve të kësaj Kontrate, me përjashtim të uljes së tarifave apo modifikimeve në favor të pajtimtarit.

9.3 Shërbimet dhe tarifat e tyre, të ofruara nga AMC dhe të pranuara nga pajtimtari, paraqiten në Aneksin e kësaj Kontrate dhe janë pjesë integrale e Kontratës së nënshkruar midis palëve. Tarifat dhe shërbimet janë objekt ndryshimi, të cilat vendosen dhe publikohen sipas përcaktimeve të Ligjit 9918 dhe kuadrit rregullator në RSH.

9.4 Ndryshimi i shërbimeve të  kontraktuara (reduktimi i njëanshëm nga AMC i numrit të shërbimeve dhe/ose cilësisë së tyre) dhe rritja e tarifës të një apo më shumë shërbimeve mbi nivelin e dhënë në Aneks në kohën e nënshkrimit të Kontratës konsiderohet modifikim i termave të përgjithshme të Kontratës, dhe AMC ka detyrimin të njoftojë pajtimtarin, të paktën 30 ditë përpara hyrjes së tyre në fuqi.

9.5 Aplikimi i rritjes së tarifave kryhet vetëm pas ezaurimit të proçesit të njoftimit të pajtimtarit nga AMC:

Nëpërmjet njoftimit individual (mund të jetë edhe me SMS apo Call Center-Shërbimi i klientit) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, në rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga operatori. Njoftimi individual duhet të përfshijë adresën se ku janë publikuar rritjet e tarifave, në rast se njoftimi nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve;

ii. Nëpërmjet mjeteve të informimit publik, jo më pak se 7 (shtatë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 (tre) ditë rrjesht, në rastin kur rritja e tarifave është miratuar nga AKEP me një vendim të veçantë.

9.6 Uljet e tarifave mund të hyjnë në fuqi menjëherë.

AMC ruan të drejtën për të përcaktuar kushtet dhe afatet për pjesëmarrjen e pajtimtarëve në ofertat promocionale.

9.7 AMC ka të drejtë të kërkojë pagimin e faturave me kartë krediti të lëshuar nga një bankë kombëtare ose ndërkombëtare ose në forma të tjera pagese të përcaktuara në Formularin për Pajtim. Garancitë e vendosura në mënyrë të arsyeshme nga AMC dhe të dhëna nga pajtimtari, do t’i kthehen atij, pa interes, kur pajtimtari nuk ka detyrime ndaj AMC, të cilat shlyhen duke i mbajtur nga garancia e dhënë

9.8 AMC-ja do t’i faturojë Pajtimtarit me paspagim në përputhje me listën e çmimeve dhe tarifave të AMC-së dhe të rëna dakort në kontratë në kohën e nënshkrimit të kontratës apo modifikimeve të saj:

a. Tarifën e regjistrimit, riregjistrimit apo çregjistrimit,

b. tarifën për dhënien apo zëvendësimin e kartës SIM,

c. tarifën e përcaktuar për aktivizimin e çdo Shërbimi,

d. Tarifat për thirrjet e realizuara dhe/ose tarifat e programeve ekonomike të paracaktuara si dhe tarifat për ndryshimin nga një program në tjetrin; si dhe tarifa të tjera që parashikohen sipas listës së çmimeve në fuqi në momentin e faturimit.

Pajtimtari do të paguajë tatimin mbi vlerën e shtuar të zbatueshëm në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Faturat do të lëshohen në përputhje me legjislacionin tatimor shqiptar në fuqi. Pajtimtarika te drejte te marre fature dhe/ose detajuar. Ne te dyja rastet AMC do t’i dergoje Pajtimtarit faturen e detajuar ose jo te detajuar, ne adresen e Pajtimtarit, sipas opsionit te zgjdhur nga Pajtmitari ne Formularin e Pajtimit.

9.9 Shërbimet dhe tarifat e tyre, të ofruara nga AMC dhe të pranuara nga pajtimtari, paraqiten në aneksin e kësaj kontrate dhe janë pjesë integrale e kontratës së nënshkruar midis palëve.

9.9.1 Tarifat dhe shërbimet janë objekt ndryshimi, të cilat vendosen dhe publikohen sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9918 dhe kuadrit rregullator në R.SH.

9.9.2 Ndryshimi i shërbimeve të kontraktuara (reduktimi i njëanshëm nga AMC i numrit të shërbimeve dhe/ose cilësisë së tyre) dhe rritja e tarifës të një apo më shumë shërbimeve mbi nivelin e dhënë në Aneks në kohën e nënshkrimit të kontratës konsiderohet modifikim të kontratës konsiderohet modifikim i termave të përgjithshme të kontratës dhe AMC-ja ka detyrimin të njoftojë pajtimtarin, sipas përcaktimeve në paragrafin 19.

9.10 AMC nuk garanton përdorimin falas të aplikacioneve për transmetimin e telefonatave, video dhe mesazheve të shkruara nëpërmjet internetit midis dy ose më shumë përdoruesve. Përdorimi i këtyre formave të komunikimit mund të tarifohet ose limitohet në mënyrë specifike nga AMC.

9.11 AMC-ja do të lëshojë dhe do t’i dërgojë Pajtimtarit pa pagesë shtesë faturën bazë e cila do të jetë në një format të miratuar nga organet kompetente dhe do të përmbajë elementet e mëposhtëm:

(i) identitetin dhe adresën e Pajtimtarit;

(ii) pajtimin mujor, trafikun mujor lokal, kombëtar e ndërkombëtar;

(iii) datën e faturimit dhe periudhën e faturimit;

(iii) detyrimet tatimore;

(iv) mënyrën e kryerjes së pagesës dhe afatin brenda të cilit duhet të shlyhet plotësisht ajo;

(v) trafikun lokal, kombëtar, ndërkombëtar të detajuar sipas numrave të thirrur, kohëzgjatjen e secilës thirrje dhe tarifën e çdo thirrjeje për Pajtimtarin.

(vi) detyrimet e papaguara të muajve të mëparshëm.

(vii) numër kontakti të Operatorit për Kujdes ndaj Klientit për informacion për faturën (thirrjet drejt këtij numri janë pa pagesë ose me kosto të ulët)

9.12 Faturat lëshohen çdo muaj dhe shlyhen brenda afatit të përcaktuar në to.

9.12.1 Afati i pagesës do të jetë sipas përcaktimeve në faturë.

9.12.2 Fatura emetohet dhe i dorëzohet pajtimtarit në vendin e banimit, ose në adresën e specifikuar nga pajtimtari, në mënyrë zyrtare (me postë, , dorazi dhe/ose elektronikisht) dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë kalendarike përpara afatit të pagesës së saj.

9.12.3 Pajtimtari do të konsiderohet se i ka pranuar plotësisht detyrimet sipas faturës nëse nuk i kundërshton me shkrim në AMC para afatit të pagesës.

9.12.4 Nëse pajtimtari nuk i shlyen faturat brenda afatit të pagesës së treguar në faturë, ai do të paguajë kamatën në masën 0.5 % të faturës mujore të papaguar, për çdo ditë vonesë në pagim nga afati i pagesës së përcaktuar në faturë.

9.13 Faturat do të shlyhen ose me para në dorë pranë pikave të autorizuara të AMC-së ose me pagesë në llogarinë e AMC-së pranë çdo banke të autorizuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

9.14 Pajtimtari deklaron dhe pranon që faturat, kopjet dhe pjesë të tyre të mbajtura nga AMC-ja në formë elektronike përbëjnë vërtetim të detyrimit të tij kundrejt AMC-së, për sa i përket shumave të përcaktuara në to.

9.15 Mosmarrja e faturës nuk e çliron pajtimtarin nga detyrimi për të paguar brenda kohës së përcaktuar.

9.16 Për shërbime dhe oferta te caktuara, AMC do të ofrojë vazhdimësi të shërbimit duke e rinovuar shërbimin ose paketën (ku perfshihen minuta, SMS, MB, përmbajtje argëtuese ose informative) në mënyre automatike dhe nëse krediti është i mjaftueshëm në rastin e pajtimtarëve me parapagesë. Pajtimtari do të njoftohen paraprakisht dhe në çdo kohë mund t’ju jepet informacion shtesë në faqen zyrate të internetit të AMC-së, në çdo pike shitje AMC apo kujdesin e klientit.

10. Garancitë për sigurimin e ekzekutimit të detyrimeve

10.1 Për rastet kur pajtimtari zgjedh paketë tarifore me pas-pagim, AMC-ja ka të drejtë të kërkojë pagesë garancie me qëllim sigurimin e pagesave. Vlerat e garancisë përcaktohen nga AMC sipas vlerave të publikuara në listën e çmimeve të programit tarifor përkatës.

Pagesa e kësaj shume garancie nga Pajtimtari është kusht paraprak për fillimin apo vazhdimin e ofrimit të Shërbimeve. Në asnjë rast garancia nuk mund të jetë më e vogël se shuma e garancisë minimale e përcaktuar nga AMC-ja në listën e çmimeve dhe tarifave të saj. Nëse nga monitorimet ditore apo mujore të trafikut rezulton se Pajtimtari tejkalon në mënyrë të rregullt shumën e vënë si garanci, AMC-ja ka të drejtë të kërkojë plotësimin e shumës së garancisë deri në një shumë të barabartë me mesataren e 4 muajve të fundit të përdorimit të Shërbimeve. Garancitë e kërkuara do të jenë në proporcion me aftësinë kredituese të Pajtimtarit, përdorimin e Shërbimeve (p.sh. ritmin e realizimit të thirrjeve, përdorim i pazakontë apo i lartë etj.) dhe me historikun e Pajtimtarit. Kjo garanci i kthehet Pajtimtarit pa interes pas përfundimit të Kontratës me kusht që të gjitha detyrimet e Pajtimtarit ndaj AMC-së të jenë shlyer plotësisht. Shuma e mësipërme i kthehet Pajtimtarit me fonde menjëherë të pagueshme.

10.2 Gjithashtu, Pajtimtari duhet të lërë në favor të AMC-së një garanci tjetër në rast se ai do të kërkojë të përfitojë përdorimin e shërbimeve roaming.  Pagesa e kësaj garancie për roaming është kusht paraprak për aktivizimin e shërbimeve roaming.  Përcaktimi i shumës së garancisë bëhet sipas kritereve të përcaktuara në pikën 12.1 më sipër, por në çdo rast nuk mund të jetë më e ulët se tarifa e garancisë e deklaruar në listën e çmimeve dhe tarifave të AMC-së rast pas rasti.  Kjo garanci i kthehet Pajtimtarit pa interes nëse ai deklaron që nuk dëshiron të përdorë më Shërbimet e Roamingut dhe me kusht që të ketë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet e tij ndaj AMC-së në lidhje me këto shërbime. Shuma e mësipërme i kthehet Pajtimtarit me fonde menjëherë të pagueshme.

10.3 AMC-ja ka të drejtë të mbulojë me shumën e garancisë çdo detyrim të Pajtimtarit që nuk është shlyer ne afatin e duhur. Në këtë rast, Pajtimtari do të jetë i detyruar të plotësojë vlerën e garancisë nëse do të vazhdojë të përdorë shërbimet.  Pavarësisht nga përdorimi i garancisë për të mbuluar detyrimet e papaguara të Pajtimtarit ndaj AMC-së, Pajtimtari do të mbetet përgjegjës ndaj AMC-së për çdo diferencë pozitive midis detyrimeve të papaguara dhe garancisë.

11. Kufiri më i lartë kreditues/programet tarifore

11.1 AMC-ja, ka të drejtë të vendosë (duke u bazuar në kërkesën e Pajtimtarit) një kufi kreditimi për përdorimin e Shërbimeve për secilin Pajtimtar. Ky kufi kreditimi mund të ndryshojë sipas gjykimit të AMC-së duke u bazuar në të dhënat e saj mbi aftësinë paguese të Pajtimtarit, përdorimin e Shërbimeve (p.sh. ritmin e realizimit të thirrjeve, përdorim i pazakontë apo i lartë etj.) dhe ndonjë sjellje të mëparshme të Pajtimtarit ndaj AMC-së apo të tretëve. Nëse tejkalohet ky kufi kreditimi, AMC-ja ka të drejtë të bllokojë pjesërisht ose plotësisht përdorimin e Shërbimeve të saj prej Pajtimtarit ose/dhe t’i kërkojë këtij të fundit pagesën e menjëhershme të detyrimeve të tij apo garancive deri në shlyerjen e detyrimeve të deriatëhershme të tij dhe në rast se Pajtimtari nuk kryen pagesat brenda afateve të përcaktuara nga AMC-ja, atëherë AMC ka të drejtë të bllokojë përkohësisht ofrimin e Shërbimeve të saj ose edhe të zgjidhë Kontratën. Pajtimtari është në dijeni dhe pranon se niveli maksimal i kreditimit për të është në çdo rast shuma e rënë dakort në momentin e firmosjes së kontratës së pajtimit, por ai është përgjegjës ndaj AMC-së për çdo shërbim të përfituar edhe në tejkalim të kufirit maksimal të kreditimit. AMC ka te drejtë të kërkojë dhe lëshojë faturë për pagimin e menjëhershëm të detyrimit dhe pagesa do të pasqyrohet në faturën e muajit në vazhdim, ose të kërkojë nga pajtimtari pagimin e menjëhershëm të një garancie deri në dyfishin e vlerës që ka fatura në atë çast, si dhe të ndërpresë dhënien e të gjitha shërbimeve kur pajtimtari nuk përmbush detyrimet e mësipërme. Kufiri maksimal i kreditit për shërbimet e faturuara dhe të pafaturuara është shuma totale e garancisë së dhënë nga pajtimtari ose përcaktuar nga AMC për segmentin e pajtimtarit.

11.2 Pajtimtari, me qëllim kontrollin e shpenzimeve, ka të drejtë t’i kërkojë AMC-së që të vendosë kufij maksimalë të kredisë.

12. Ruajtja e fshehtësisë së komunikimeve telefonike dhe përdorimi i të dhënave personale

12.1 AMC detyrohet të sigurojë fshehtësinë ose karakterin e fshehte të informacionit ose komunikimit të pajtimtarit sipas legjislacionit ne fuqi.

12.2 AMC nuk do të kontrollojë ose të përhapë të dhënat personale ose përmbajtjen e bisedave të bëra nëpërmjet rrjetit GSM të dhënë AMC, përvec rastit kur kjo nevojitet si pjesë e veprimtarisë së mirëmbajtjes së rrjetit ose parashikohet nga legjislacioni në fuqi.

12.3 AMC nuk do të përhape, transmetojë ose të përdorë të dhënat personale të Pajtimtarit, përfshire (por pa u kufizuar) të dhënat për shumat e shpenzuara ose numrat e thirrur për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë kërkuar të dhënat, përveç rastit kur një gjë e tillë është e nevojshme dhe ka lidhje të drejtëpërdrejtë me dhënien e shërbimeve dhe/ose përmbushjen e kësaj Kontrate, si dhe rastit kur një gjë e tillë parashikohet nga legjislacioni në fuqi. Pajtimtari mund të informohet në çdo kohë mbi numrat e thirrur prej tij.

12.4 AMC do të trajtojë e përdorë të dhënat personale të Pajtimtarit për përmbushjen e kësaj Kontrate për qëllimet e lejuara të biznesit të përcaktuara nga AMC ku përfshihen (por nuk kufizohen vetëm me to) përpunimi i kërkesave për pajtim në rrjet, dhënia e shërbimeve dhe produkteve dhe shërbimeve Pajtimtarit, mbajtja e llogarive të transaksioneve, përgatitja e faturave dhe dhënia e shërbimit të kujdesit për klientin, kontrolli dhe raportimi i kreditit, krijimi dhe matja e bazave të të dhënave dhe platformave të shërbimit, kryerja e analizës për informacion biznesi, ristrukturimi apo riorganizimi i biznesit të AMC, siguria e rrjetit AMC dhe e informacionit, mbrojtja e aseteve dhe të drejtave të AMC-se, përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe markën tregtare, punonjësit dhe klientët nga aktiviteti kriminal apo aktivitet tjetër që mund të shkaktojë dëm, për të mbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore në lidhje me proçedurat ligjore, përfshirë dhe mbrojtjen në proçese ligjore kundër AMC.

12.5 Me pëlqimin tuaj paraprak AMC mund të publikojë një ose disa nga të dhënat tuaja të kufizuara në emër, mbiemër, numër telefoni, adresën dhe të dhëna të tjera sipas Nenit 129 të Ligjit 9918, datë 19.05.2008, në numëratorët telefonik publikë që operohen nga AMC ose t’ia kalojë këto të dhëna për publikim çdo operatori tjetër publik të telekomunikacioneve i përcaktuar në ligj apo vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për publikim të numëratorit. Pajtimtari ka të drejtë në çdo moment të verifikojë dhe kërkojë korrigjimin e të dhënave të tija personale të marra dhe botuara në numëratorët telefonike, përkundrejt pagesës.

12.4 Per të bërë të mundur përmbushjen e kësaj Kontrate, AMC si shoqëri pjesë e Deutsche Telekom AG dhe OTE Group S.A. ka të drejtë të ndajë baza të dhënash e platforma sherbimesh ku mbahen të dhëna të Pajtimtarit me shoqëri të tjera të Deutsche Telekom AG dhe OTE Gorup S.A., dhe këto baza të dhënash mund të ndodhin fizikisht në vende të tjera në botë ku vepron Deutsche Telekom AG dhe OTE Group S.A.. AMC si shoqëri pjesë e Deutsche Telekom AG dhe OTE Group S.A.ka të drejtë të transferojë të dhëna personale të Pajtimtarit të Deutsche Telekom AG dhe OTE Group S.A.. të cilat kanë detyrime të zbatojnë Politiken e Privatësisë së OTE Group S.A. (OTE Group Code of Conduct), si dhe tek marrës të tjerë të të dhënave personale, sipas legjislacionit shqiptar.

12.5 AMC merr përsipër të respektojë fshehtësinë dhe privatësinë e Pajtimtarit dhe trajtojë të dhënat personale të Pajtimtarit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe qëllimet e lejuara të biznesit. Veçanërisht kur të dhënat personale të Pajtimtarit mbahen në një shtet tjetër për llogari të AMC. AMC siguron se niveli i sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave nuk do të jetë më i vogël se ai i AMC, sipas përcaktimeve të legjislacionit shqiptar.

13. Ndërprerja e përkohshme ose përfundimtare e ofrimit të Shërbimeve

13.1 Nëse Pajtimtari nuk përmbush termat e përgjitshme e kontratës, apo nuk kryen pagesat, sipas termave të përgjithshme të përcaktuara në kontratë, AMC-ja ka të drejtë dhe është e detyruar t’i dërgojë një njoftim, me shkrim, brenda një intervali kohor 15 ditor, me qëllim që Pajtimtari të mund të plotësojë detyrimet kontraktore dhe paralajmërimin për masat kufizuese qe mund të ndërmarrë AMC-ja.

13.2 Në rast se Pajtimtari nuk do të përmbushë detyrimet e tij kontraktore brenda afatit të përcaktuar nga AMC-ja, atëherë kjo e fundit ka të drejtë të kufizojë, ndërpresë përkohësisht apo përfundimisht ofrimin e Shërbimeve. Deri në ndërprerjen përfundimtare të ofrimit të Shërbimeve, Pajtimtari është i detyruar të paguajë të gjitha detyrimet nëse do të përfitojë shërbime telekomunikacionesh të çdo lloji.  Në rast mosshlyerjeje të detyrimeve të përcaktuara në faturë brenda afatit të përcaktuar në faturë, AMC-ja do të njoftojë Pajtimtarin me mesazh të shkurtër (SMS) ose telefonatë të kryejë pagesën brenda një afati shtesë prej 5 (pese) ditësh nga dita e kerkimit. Pas përfundimit të këtij afati, AMC-ja ruan të drejtën të ndërpresë përfundimisht Shërbimet e ofruara kundrejt Pajtimtarit.

13.3 AMC nuk është e detyruar të njoftojë paraprakisht pajtimtarët për masat e marra, në rast se shkelja e evidentuar e kontratës:

a) shkakton një kërcënim serioz të rendit e sigurisë publike, shëndetit dhe mjedisit;

b) shkakton një dëmtim serioz fizik, material ose funksional të rrjetit.

13.4 Nëse Pajtimtari kundërshton shumën e faturuar, AMC mund të mos veprojë sipas pikës 13.1 të këtij neni, deri në arritjen e një vendimi përfundimtar, kur Pajtimtari do të jetë i detyruar të paguajë brenda një afati të caktuar kohor.

13.5 Nëse është teknikisht e mundur, AMC është e detyruar të kufizojnë aksesin vetëm për ato shërbime që pajtimtari ka shkelur termat e përgjithshme e kontratës, përveç rasteve kur pajtimtari abuzon, ose, në mënyrë të përsëritur, kryen me vonesë ose nuk paguan faturat.

13.6 AMC-së i ndalohet të kufizojë aksesin për përdorimin e numrave të emergjencës përpara ndërprerjes përfundimtare të shërbimit / kontratës.

13.7 AMC-ja ka të drejtë të pezullojë shërbimet në rast se kartat SIM apo shërbimet e AMC-së përdoren për qëllime të tjera nga ato për të cilat këto shërbime i ofrohen pajtimtarit dhe me qëllim përfitimin nga rrjeti i AMC-së pa pëlqimin e saj, si:

(i)  për ndërmjetësimin dhe / ose transferimin e të dhënave dhe / ose telefonatave përfshirë por pa u kufizuar në transferimin e thirrjeve kombëtare / ndërkombëtare në rrjetin e AMC-së dhe / ose rrjeteve të tjera;

(ii) për ridrejtimin me pagesë të trafikut të palëve të treta përmes pajtimit në shërbimet e AMC-së;

(iii)  për të fshehur dhe / ose modifikuar identitetin e palës thirrëse për këto qëllime.

(iv) per keqperdorimin me qellim perfitimi te sherbimeve te AMC-se per gjenerimin e trafikut te larte drejt destinacioneve te konsideruara si te rrezikshme ne rrjetat celulare.

(v) per perdorimin e infrastruktures se AMC, per realizimin e sherbimeve jashte atyre qe AMC ofron.

14. Kohëzgjatja e kontratës

14.1 Kjo kontratë lidhet për një afat fillestar të përcaktuar prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh / 24 (njëzetë e katër) muajsh duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës prej pajtimtarit.

14.2 Në rast se AMC-ja do të ofrojë për Pajtimtarët sherbime të tjera, apo programe tarifore/oferta specifike të tilla të cilat do të kenë si element të domosdoshem të tyre detyrimin për të përdorur shërbimet për një periudhë të caktuar, atëherë rregullat e parashikuara nga këto terma të përgjithshme do të zbatohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me kushtet e veçanta që do të jenë karakteristike e marrëdhënies së posaçme midis AMC-së dhe Pajtimtarit. Afati fillestar i kontratave të tilla nuk duhet të jetë më shumë se 24 muaj.

14.3 Nese pajtimtari nuk ka njoftuar AMC, me shkrim ose ne zyrat e saj, se nuk deshiron vazhdimin e kontrates pertej afatit fillestar 12 ose 24 mujor, kontrata kthehet ne kontrate me afat te pacaktuar.

15. Përfundimi i kontratës

15.1 Me përfundimin e kësaj kontrate, AMC-ja shkëput lidhjen e Pajisjes Fundore të Telekomunikacioneve të Pajtimtarit nga rrjeti i saj i telekomunikacioneve.

15.2 Si pasojë e shkëputjes së Pajtimtarit nga rrjeti pas përfundimit të kësaj kontrate, ai është i detyruar të paguajë me kërkesë të AMC-së të gjitha shumat e parashikuara në nenin 9 (nentë) dhe të gjitha tarifat e papaguara në çastin e shkëputjes nga rrjeti.

15.3. Në rast se mbarimi i Kontratës kryhet nga Pajtimtari brenda afatit fillestar 12 (dymbëdhjetë) mujor / 24 (njëzetë e kater) mujor sipas pikës 14.1 me siper, Pajtimtari ka detyrim të paguajë tarifën mujore fikse për të gjithë periudhën 12/24 mujore te mbetur.

16. Zgjidhja e kontratës

16.1 AMC-ja ka të drejtë të zgjidhë këtë Kontratë, pa detyrim për dëmshpërblim, vetëm për rastet e mëposhtme, duke e njoftuar për këtë Pajtimtarin:

a. Pajtimtari dështon të përmbushë detyrimet e tij të parashikuar në këtë kontratë, apo në një marrëveshje tjetër të lidhur midis palëve.

b. Autoritetet kompetente anullojnë apo revokojnë, pjesërisht apo plotësisht, licensën e AMC-së apo, në një mënyrë apo tjetër, AMC-ja nuk do të ketë më të drejtë të ushtrojë aktivitetet e parashikuara në pezullim, ndryshim apo mbarim të liçencës së AMC-së.

c. Pajtimtari vdes.

d. Pajtimtari është në gjendje paaftësie pagese ose kanë nisur ndaj tij procedurat e falimentimit apo likuidimit.

e. Në rastet e mosshlyerjes së faturave sipas afateve.

16.2 AMC ka të drejtë të prishë Kontratën e Pajtimit në mënyrë të njëanshme me pajtimtarin si dhe të ndërpresë ofrimin e shërbimeve:

16.2.1 Pa njoftim paraprak, në rastin e kundërvajtjeve flagrante, sistematike apo të vazhdueshme të detyrimeve kontraktuale.

i) “Shkelje flagrante e detyrimit kontraktual” është një shkelje që shkakton ose mund të shkaktojë dëm tek pajtimtarë/përdorues të tjerë ose tek sipërmarrësi, me përjashtim të dëmit të shkaktuar nga prishja e detyrimit në rastet e “Forcës madhore”.

ii) “ Shkelje sistematike e një detyrimi kontraktual” është një shkelje që ka ndodhur dy a më shumë herë brenda një periudhe raportuese sipas llojit të  shërbimit të ofruar.

16.2 Pas kalimit të afatit fillestar, pajtimtari mund t’a zgjidhë kontratën duke njoftuar me shkrim AMC-në për këtë ose me deklarim në dyqanet e AMC. AMC-ja do t’a zgjidhë kontratën në fund të muajit në vazhdim, por asnjëherë më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga marrja e njoftimit nga ana e AMC-së . Në rast se kontrata zgjidhet gjatë muajit, tarifa mujore e pajtimit do të paguhet deri në fund të muajit kalendarik gjatë të cilit është zgjidhur kontrata.

16.3 Në çdo rast zgjidhjeje të kësaj Kontrate duhet të shlyhen të gjitha detyrimet e Pajtimtarit kundrejt AMC-së.

16.4. Në rast zgjidhjeje të Kontratës për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve nga ana e Pajtimtarit, ai qoftë personalisht, qoftë si person juridik do të humbasë të drejtën të lidhë një kontratë tjetër me AMC-në pa shlyer më parë detyrimet e tij të prapambetura ndaj AMC-së. AMC-ja do të ruajë të drejtën e saj për të kërkuar sipas ligjit pagimin e detyrimeve të pashlyera.

16.5 Gjatë afatit fillestar të Kontratës, Pajtimtari mund të kërkojë zgjidhjen e menjëhershme të saj për shkaqe të arsyeshme, duke njoftuar me shkrim AMC.

16.6 Në mbarim të afatit fillestar të Kontratës, Pajtimtari mund ta zgjidhë atë për çdo shkak duke njoftuar me shkrim AMC. Zgjidhja e Kontratës do të hyje në fuqi 30 (tridhjetë) ditë pas marrjes së njoftimit nga AMC. Gjithashtu, zgjidhja e Kontratës me efekt të menjëhershëm mund të bëhet për shkak të arsyeshëm duke njoftuar me shkrim AMC.

Pajtimtarët kanë të drejtë të tërhiqen nga kontrata pa penalitet përkundrejt njoftimit të modifikimit të kushteve kontraktore të propozuara nga sipërmarrësi që ofron rrjete të komunikimit elektronik dhe/ose shërbime.

17. Kalimi i të drejtave dhe/ose detyrimeve të kontratës

Pajtimtari nuk mund t’i kalojë palëve të treta të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kjo kontratë pa miratimin paraprak me shkrim të AMC-së.

18. Forca Madhore

18.1 Në rast se AMC-ja nuk do të mund të përmbushë një ose më shumë nga detyrimet e saj kontraktuale si pasojë e Forcës Madhore, AMC-ja nuk do të jetë përgjegjëse për mospërmbushjen e detyrimeve të saj gjatë kohëzgjatjes së Forcës Madhore dhe për pasojat e shkaktuara dhe që rrjedhin nga Forca Madhore. Pezullimi i ekzekutimit të kësaj Kontrate si pasojë e Forcës Madhore do të kufizohet në periudhën e kohës gjatë së cilës do të vazhdojnë efektet e Forcës Madhore.

18.2.    Forca Madhore përfshin, por pa u kufizuar në rastet e mëposhtme: çdo akt lufte (të deklaruar ose jo), pushtimi, konflikti të armatosur ose veprim i armikut të huaj, bllokadat, trazirat, terrorizmi ose ushtrimi i fuqisë ushtarake; çdo tërmet, përmbytje, zjarr, stuhi ose fatkeqësi natyrore kurdo që të ndodhë; ose çdo ngjarje ose rrethanë e ngjashme me sa më sipër.

19. Njoftimi

Pajtimtari detyrohet të njoftojë AMC-në në lidhje me të gjitha ndryshimet e të dhënave në formularin e pajtimit për pajtim. Deri në njoftimin e ndryshimeve të tilla, të gjitha faturat dhe dokumente të tjerë ligjorë do të dërgohen në adresën e vjetër të deklaruar prej tij.

20. Tërësia e kontratës dhe modifikimi

20.1. Këto terma të përgjithshme, së bashku me formularin e pajtimit në rrjetin AMC, shërbimet, nivelin e cilësisë dhe tarifat sipas programit tarifor të zgjedhur nga pajtimtari, dhe të nënshkruara prej të dy palëve, përbëjnë kontratën midis AMC dhe pajtimtarit dhe zëvendësojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme gojore ose me shkrim të AMC.

20.2 Përcaktimet e Termave të Përgjithshme të Kontratës së Pajtimit dhe formulari i pajtimit mund te ndryshohen sipas legjislacionit ne fuqi.

20.3 Për çdo modikim/zëvendesim të termave të përgjithshme, reduktimi të shërbimeve/cilësisë dhe rritje të tarifave të shërbimeve të zgjedhura nga pajtimtari, AMC duhet :

i) Të njoftojë Pajtimtarin me kontratë nëpërmjet njoftimit individual (mund të jetë edhe me SMS apo me telefon nëpërmjet Call Center-Shërbimi i klientit) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre. Njoftimi individual duhet të përfshijë adresën se ku janë publikuar ndryshimet/termat e reja, në rast se njoftimi nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve;

ii) Të njoftojë Pajtimtarët me parapagim, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, jo më pak se 7 (shtatë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 (tre) ditë rrjesht ose nëpërmjet SMS/telefonate si në pikën ‘i’ më sipër.

20.4 Përmirësimi i shërbimeve për pajtimtarin si ulja e tarifave dhe rritja e cilësisë/shërbimeve mund të aplikohen nga AMC pa qenë nevoja e njoftimit.

20.5 Ndryshimet e cituara në pikën 20.3, hyjnë në fuqi në datën e përcaktuar nga AKEP (në rast se ato janë objekt miratimi nga AKEP) ose nga AMC.

20.6 Në rast se pajtimtari nuk njofton me shkrim AMC, sipas pikës 20.7, pajtimtari konsiderohet se i pranon në heshtje ndryshimet dhe efektet e ndryshimeve zbatohen nga data e hyrjes në fuqi të tyre pa qene i detyrueshëm nënshkrimi i tyre (të një amendamenti apo kontratës së re) nga të dy palët.

Palët kanë të drejtë të nënshkruajnë amendamentet apo kontratën e re, në çdo kohe para apo pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve.

20.7 Në rast se pajtimtari nuk është dakord me modifikimin e termave të përgjitshme të kontratës (përfshirë rritjen e tarifave) të cituar në pikën 20.3, pajtimtari ka të drejte te mos pranoje modifikimin/zevendesimin e kontrates dhe ta anulojë kontratën duke njoftuar AMC me shkrim ose në zyrat e tij, para afatit të hyrjes në fuqi të tyre. Zgjidhja e kontrates nuk do të heqë detyrimet që pajtimtari ka në bazë të kontratës së vjetër.

21. Ligji i zbatueshëm dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve

21.1. Këto terma të përgjithshme janë hartuar në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi në përgjithësi e në veçanti, në përputhje me Ligjin për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë, autorizimin e lëshuar në emër të AMC-së dhe aktet normative të ish-Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, aktualisht Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (A.K.E.P. çdo mosmarrëveshje e cila nuk do të arrihet të zgjidhet me mirëkuptim midis palëve, sipas përcaktimeve të mëposhtme dhe sipas përcaktimeve të Udhëzuesit të Mosmarrëveshjeve (bashkëngjitur kësaj kontrate) do të zgjidhet nga Gjykata Kompetente në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.

21.2 Çdo Pajtimtar ka të drejtë të ankohet për  kushtet kontraktore dhe/ose përmbushjen e këtyre kushteve nga AMC, përfshirë faturën dhe cilësinë e shërbimit të ofruar. Kjo kërkesë duhet të formulohet me shkrim dhe të përmbajë datën, orën dhe vendndodhjen e saktë, si dhe problemin e detajuar të Pajtmitarit.

21.3.Kjo kërkesë duhet t’i dërgohet AMC-së në muajin që pason konstatimin e dëmit prej Pajtimtarit.

21.4 Këto kërkesa për dëmshpërblim nuk do të pranohen në rastet e mëposhtme:

-    në rast përdorimi të keq të shërbimeve nga pajtimtari;

-    në rast parametrash të gabuar të aparatit celular dhe aksesorëve të tij;

-    në rast të keqpërdorimit të kartës SIM;

-    në rast të mospërmbushjes së detyrimeve të pajtimtarit;

-    në rast të transmetimeve të sinjaleve radio-elektrike te ndikuara nga detyrimet ose kufizimet e normave teknike të imponuara AMC-së prej autoriteteve rregullatore kompetente;

-    në rast të çrregullimeve ose ndërprerjeve që nuk janë vepër direkte e AMC-së;

-    në rast të çrregullimeve dhe/ose mungesës së disponibilitetit total ose të pjesshme dhe/ose ndërprerjes të të gjithë ose vetëm të një pjese të shërbimeve të propozuara në rrjetet e komunikimeve elektronike publike GSM / GPRS të ofruara dhe të shfrytëzuara nga operatorë të tretë;

-    në rast forcash madhore.

21.5 Këto kërkesa dëmshpërblimi do të trajtohen nga AMC brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e marrjes në dorëzim të tyre. Trajtimi i këtyre kërkesave ka nevojë për disponimin e rezultateve të matjeve të ndryshme të kryera nga AMC në rrjetin e saj në çdo muaj kalendarik. Nëse vihet re mosrespektimi i kritereve të shpallura të cilësisë pas matjeve të kryera nga AMC-ja, kompensimet përkatëse do t’i jepet pajtimtarëve që kanë përmbushur kriteret sipas formaliteteve të kërkuara nga AMC-ja.

21.6 Një përgjigje e parë në lidhje me përputhshmërinë formale të kërkesës, do t’i dërgohet Pajtimtarit nga AMC-ja brenda pesë (5) ditësh.

21.7 Dëmshpërblimi nuk mund të jetë më i madh se shuma e barabartë me mesataren ditore të konsumit të muajit paraardhës, për çdo ditë (24 orë) të ndërprerjes së rrjetit.

21.8 Pajtimtari ka të drejtë të kundërshtojë vendimet apo veprimet e AMC-së, kur ato bien ndesh me termat e përgjitshme e kontratës së pajtimit.

21.9 Kundërshtimet duhet të bëhen me shkrim brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit të vendimit apo veprimit të kryer nga AMC-ja.

21.10 AMC-ja vendos për ankimin brenda 15 ditëve nga marrja e tij dhe njofton me shkrim Pajtimtarin.

22. Amendimi i kontrates

Amendimi i Kontrates se pajtimit do te behet vetem nepermjet miratimit me shkrim te Paleve.

23. Njohja e Termave të Përgjithshme nga Pajtimtari

Pajtimtari është plotësisht në dijeni të Termave të Përgjithshme të kësaj Kontrate Pajtimi dhe pranon pa rezerva se Termat e përgjithshme të kontratës së Patjimit së bashku me listën e çmimeve dhe tarifave të AMC-së në fuqi, subjekt i ndryshimeve të herëpashershme të AMC-së, përbëjnë tërësinë e marrëveshjes ndërmjet palëve për ofrimin e shërbimeve të telekomunikacioneve prej AMC-së dhe faturimin përkatës të Pajtimtarit.

Kjo Kontratë Pajtimi dhe të gjithë elementët e saj hartohet në 2 (dy) kopje të njëvlefshme në gjuhën shqipe nga të cilat 1 (një) kopje i dorëzohet Pajtimtarit. Të dy kopjet nënshkruhen nga të dy palët.

Pajtimtari: Deklaroj se mora dijeni të plotë, kam kuptuar dhe pranuar kushtet dhe termat e kësaj kontrate.

Për dhe në emër të AMC-së                                             Pajtimtari

Firma – Vula                                                                               Firma

( emri-mbiemri)                                                    (emri-mbiemri)

ANEKSI nr. 1 –TABELA E SHERBIMEVE DHE TARIFAVE

Në këtë seksion, pasqyrohen shërbimet bazë dhe shtesë të ofruara nga AMC-ja dhe të zgjedhura nga Pajtimtari, tarifat përkatëse të shërbimeve dhe mënyra e tarifimit.

ANEKSI nr.2. UDHEZUES PER ZGJIDHJEN E ANKESAVE

1- Ankesat mund të paraqiten :

a- nëpërmjet numrit të  139, 144, 165 për “Defekte teknike”

b- nëpërmjet numrit të 139, 144, 165 për “Ankesë për faturim”

c- nëpërmjet sporteleve të AMC ku merret deklarim shkresor për ankesën.

d- nëpërmjet postës për ankesa të ndryshme.

e- me email në adresën complaints@amc.al ;  customercare@amc.al

f-  me fax në numrin  +35542275281

2- Afati i paraqitjes së ankesave është:

a- ankesat për “Defekte Teknike”  paraqiten në çdo kohë (shërbimi 24 orësh)

b- ankesat për vendimet apo veprimet e AMC për aksesin apo veprimit të kryer nga AMC brenda afatit të përcaktuar në vendim.

c- ankesat për faturim paraqiten deri në fund të afatit të pagesës së faturës së ankimuar.

d- ankesat për mos riparim të difekteve të paraqiten menjëherë pasi mbaron afati sipas pikave përkatëse të kontratës.

e- ankesat e tjera, të çdo lloji qofshin, paraqiten sa më parë.

3-Ankesat, në varësi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat përkatëse të AMC, mbështetur në të dhënat e marra nga Degët apo Sektorët e tjerë dhe konform rregullave bëhet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve të parashikuara në kontratën e pajtimit.

4-Afati i informimit me shkrim të pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit të ankesave sipas pikave 2.b, 2.c,2.d, dhe 2.e është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e tyre.

5.AMC mban një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitura sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d dhe 2.e., dhe përgjigjet e dhëna me shkrim sipas pikës 4, duke i dhënë secilës një numër reference.

6- Pajtimtarët kanë të drejtë që, në përputhje me përcaktimet në kontratë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ankohen në gjykatë për vendimin e marrë nga AMC.

Bëj Share këtë faqe:
Kthehu më lartPrinto dokumentin