Përgjegjshmëria e Korporatës › Burimet njerëzore
<p>AMC, me 475 punonjës me kontratë pa afat, është ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri.</p><p>Mjedisi i punës i sigurt, i paanshëm dhe miqësor ka rëndësi kritike për produktivitetin dhe moralin e punonjësve, si edhe për motivimin dhe angazhimin e tyre. AMC është e vetëdijshme për faktin se, kur punonjësit angazhohen, ecuria në punë është më e mirë dhe kënaqësia prej saj është më e madhe. AMC zhvillon një larmi aktivitetesh, ku mund të marrin pjesë punonjësit, përfshirë edhe ato me pjesëmarrje vullnetare.</p><p>AMC ka ndërmarrë ndër vite shumë programe, me anë të të cilave ndihmon punonjësit të përmirësojnë kushtet e punës dhe të jetës në kompani dhe jashtë saj. Vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes së punonjësve, ndaj kompania siguron kushtet e duhura të punës dhe merr masa për shëndetin dhe sigurinë. Njohuritë e personelit dhe gatishmëria për rastet e emergjencave është përherë në rritje. Drejtuesit e secilit nivel kanë vendosur synime individuale që lidhen me objektivat strategjikë të biznesit dhe u përcjellin rregullisht informacion punonjësve.</p><p>AMC ndalon çdo sjellje që mund të cenojë personalitetin e punonjësve. Ne dënojmë pa përjashtim çdo formë abuzimi apo ngacmimi seksual dhe zbatojmë rreptësisht ligjet përkatëse dhe kodet e sjelljes!</p>