|

AMC, pjesë e grupit COSMOTE, është e ndërgjegjshme për përgjegjësinë e saj sociale. Kontributi social i AMC gjatë viteve që ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri ka pasur ndikime pozitive, duke nxjerrë në pah edhe një herë angazhimin e saj për një Shqipëri më të mirë.
Telefonia celulare po shndërrohet nga dita në ditë në një terminal shumë funksionësh. Ky evolucion përfaqëson një projekt të rëndësishëm për AMC: zbulimin sot të mjeteve të komunikimit të së nesërmes, si dhe një përgjegjësi madhore: t'u ofrojë një numri sa më të madh njerëzish një mjet i cili është bërë thelbësor për jetën e përditshme.
Këtë projekt dhe përgjegjësi ne i marrim plotësisht përsipër, në elementët ekonomikë, socialë e mjedisorë të tyre, sepse misioni ynë është afatgjatë: t'u ofrojmë abonentëve tanë mjetet më të reja, efektive e të besueshme të komunikimit celular, ndërkohë që sigurojmë cilësinë e jetës së punonjësve tanë e familjeve të tyre, si dhe integrohemi në mjedisin tonë natyror e social.
Në ravijëzimin e strategjisë tonë për përgjegjshmërinë sociale kemi dashur të ngërthejmë këtë sipërmarrje, këtë mision, në thelb të veprimtarisë tonë të përditshme. Kemi dashur të ofrojmë një rrjet telefonik dhe një paketë produktesh e shërbimesh të cilësisë më të lartë. Kemi dashur të ndërthurim përgjegjshmërine me aktivitetin tonë komercial, në të mirë të të gjithëve dhe të respektojmë mjedisin.
Raporti ynë i parë i përgjegjshmërisë sociale paraqet veprimet që kemi ndërmarrë gjatë vitit 2006 dhe vizionin tonë për të ardhmen.
Lexoni raportin e plotë të vitit 2008
Lexoni raportin e plotë të vitit 2007
Lexoni raportin e plotë të vitit 2006
|
|

Sipas traditës së bursave studentëve më të mirë në fillim të vitit akademik, AMC ka mbështetur 10 më të mirët të dalë nga konkursi i Maturës Shtetërore. |

Sot godina e shkollës është më e mira e qendrës së fshatit; dallon nga ato që ka përreth jo vetëm nga funksioni që kryen, por mbi të gjitha nga pamja e jashtme dhe mjediset e brendshme.
|

AMC synon të ndërgjegjësojë veçanërisht më të vegjlit për rëndësinë e ujit, ndaj mbështeti një projekt pilot, në përfundim të të cilit u krijua grupimi i madh i fëmijëve “Miq të ujit”.
|