Zgjidhni programin që ju përshtatet më mirë nevojave tuaja
Gjithcka duhet të bëni, është që pasi të keni identifikuar nevojat tuaja për konsum, të zgjidhni “Programin që u përshtatet më mirë këtyre nevojave”
Efektin pozitiv do ta shihni në faturën që do të merrni në fund të cdo muaji.
Të pesë programet fokusohen në parimin e tarifave shumë të ulta mujore deri në atë të mospagimit të asnjë tarife mujore.
Në të njëjtën kohë një tarifë konsumi mujor minimal aplikohet për cdo program, ashtu sic tregon edhe emri i secilit prej tyre. Kjo tarifë e konsumit minimal do të paguhet vetëm nëse ju përdorni më pak se sasia minimale e kërkuar.
Konsultohuni me përfaqësuesit tanë të shitjeve pranë çdo dyqani AMC që operon në Shqipëri, të cilët do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e programit më të përshtatshëm.
Duke përdorur programet Consumer të AMC-së do të përfitoni: - Tarifën më të ulët në treg, e cila varion nga 1000 Lekë deri në 0 Leke.
- Garancinë roaming më të ulët në treg.
- Tarifat më të ulta në treg për thirrje kombëtare.
- Tarifat më të ulta për thirrje drejt destinacioneve ndërkombëtare.
- Tarifim për sekondë*
* Koha minimale e tarifimit është 30 sekonda.
Përveç sa më sipër, një varg i gjerë programesh bazë dhe suplementare, u ofrohen të gjithë abonentëve që dëshirojnë të përdorin secilin nga pesë programet tarifore.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi drejtohuni tek përfaqësuesit tanë të shitjeve në numrat e telefonit: 04 275 831; 04 275 058; 04 275 093 ose adresen: business_sales@amc.al
|