|
 |
| Histori te verteta | Programi "Pjesëmarrje", i Përgjegjshmërisë Sociale, është pjesë e kontributit te AMC për zhvillimin dinamik të shoqërisë shqiptare. AMC, e vetëdijshme se mirëqenia dhe zhvillimi shoqëror janë të pandashëm, ka ndërmarrë nisma të shumëllojshme në favor të mjedisit dhe shoqërisë në tërësi. Duke u ofruar mbështetje financiare njerëzve në nevojë, nëpërmjet një sërë projektesh në kulturë, arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, si dhe duke u kujdesur për mjedisin, AMC po e shtrin vazhdimisht rolin e saj në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë.
AMC beson se nisma të tilla i hapin rrugën pjesëmarrjes sonë të mëtejshme në shoqërinë shqiptare, pjesëmarrje që shkon krah për krah me perkushtimin që ka AMC ndaj përsosmërisë të lidhur me aktivitetin e saj komercial, duke synuar të ofrojë një rrjet telefonik dhe një paketë produketesh e shërbimesh me cilësi të lartë.
|
|